• |
ide | kryesore

Bakayoko-Acerbi, çështja bëhet politike: “Gjest idiot, duhen marrë masa”

Sport


Giancarlo Giorgetti, zëvendës sekretari i deleguar për sportin, ka reaguar menjëherë pas festimit të shëmtuar me fanellën e Acerbi, të demostruar para tifozëve të Milan nga Bakayoko e Kessie, në përfundim të ndeshjes me Lazio: “Sporti është një kompeticion i shëndoshë, korrekt e i ndershëm. Të tregosh fanellën e një lojtari tjetër për tu tallur, para së gjithash është një gjest idiot, i pakualifikueshëm, i padenjë për vlerat e sportit e madje edhe për fanellat që mbajnë veshur. Uroj që të merren masat e duhura për të zhbërë atë që ndodhi”.

Në fakt, Bakayoko është penfuar dhe ka kërkuar ndjesë menjëherë:
“Nuk desha ta ofendoj askënd. I kërkoj falje Acerbit nëse është ndier i ofenduar”, ka thënë mesfushori kuqezi.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *