• |
ide | kryesore

Champions League/ Një francez vendos drejtësinë në Juve-Ajax: vetëm një precedent me bardhezinjtë

Sport



Do të jetë francezi Clément Turpin ai që do të drejtojë Juventus-Ajax, ndeshjen e vlefshme për cerekfinalet e kthimit të Champions League, në program të martën në orën 21 në Allianz Stadium (1-1 ndeshja e parë në Cruijff Arena, me avantazhin e Cristiano Ronaldo e barazimin e Neres). Asistentë të Turpin do të jenë bashkëkombasit Nicolas Danos e Cyril Gringore, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Benoît Bastien. Tek Var do të jetë Nicolas Rainville dhe François Letexier.

Vetëm një precedent për 36 vjecarin Turpin me kampionët e Italisë, që i takon Champions 2017/18, në fazën e grupeve. Në stadiumin José Alvalade të Lisbonës, bardhezinjtë barazuan 1-1 me Sporting: avantazh i portugezëve me Bruno Cesar në minutën e 20′, barazim në të 34′ e pjesës së dytë nga Higuain me asist të Cuadrado.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *