• |
ide | kryesore

Dita pas protestës/ Përplasjet për skenarin e dhunës, Lleshaj kërcënon opozitën

Kryesore, Lajme



Protesta e djeshme prodhoi një reagim institucional dhe politik të menjëhershëm. Dhuna e djeshme në protestë, zhvendosja nga Kryeministria tek Paramenti dhe shashkat e hedhura drejt institucioneve dhe policisë, morën përgjigje nga kjo e fundit që prej mbrëmjes së djeshme me arrestime.

Sot, policia zyrtarisht deklaroi se ka arrestuar 37 protestues, ndërsa 61 persona janë proceduar. Mes personave që po ndiqet penalisht është edhe sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Policia njoftoi se gjatë protestës së djeshme kanë mbetur të lënduar nga veprimet e dhunshme 5 punonjës policie të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë, policia lë të hapur mundësinë për arrestime dhe procedime të tjera. Njoftohet se vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë ushtruar dhunë dje.

Reagimi i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dje ishte i menjëhershëm. Duke vizituar policët e plagosur, ai deklaroi: “Edhe sot dhuna e verbër po godet institucione kushtetuese dhe Policinë e Shtetit shqiptar. Plagosja e policëve është një turp dhe shkelje e madhe e ligjit dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi”.

Sot, Lleshaj mbajti një deklaratë para mediave sot duke theksuar se protesta e djeshme u zhvendos në mënyrë tinëzare nga kryeministria tek parlamenti, dhe se organizatorët kishin hartuar plan sulmi ndaj institucioneve të vendit.

“Pati më tepër dhunë, ky është një lajm i keq që tregon dëshpërimin e organizatorëve. Protesta e mbrëmshme u zhvendos në mënyrë të pabesë, tinëzare nga vendi ku ishte kërkuar tek kryeministri drejt parlamentit duke krijuar pasoja të rënda, duke përfshirë qytetarë të palidhur me protestën e duke sjell dëme. Nga ana e organizatorëve nuk ishin marrë asnjë masë për sigurinë e saj, nuk ishte shpenzuar asnjë burim njerëzor apo material që protesta të zhvillohej brenda hullisë ligjore. Përkundrazi nga organizatorët ishin marrë masa për të hartuar plan sulmi dhe për të përdorur dhunë kundër institucioneve kushtetuese. Gjatë protestës u konsumuan thirrje të hapura antikushtetuese, për dhunë, për revolucion”, deklaroi ministri i Brendshëm, i cili shtoi se reagimi i policisë ishte shembull dinjiteti. Sipas Lleshajt, organizatorët do të mbajnë përgjegjësi.

Policia dha shembull dinjiteti, dhunuesit një tjetër arsye për t’u braktisur nga çdo qytetar.” – u shpreh ministri Lleshaj.

Por, ndryshe mendojnë përfaqësuesit e selisë blu. Sekretari i Përgjitshëm i PD-së, Gazment Bardhi reagoi në mëngjes duke deklaruar se makina e djegur dhe policët e plagosur janë skenar i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili kërkon të mbulojë frikën e Edi Ramës.

Sipas Bardhit, pas grabitjes në Rinas, ky skenar është suksesi i dytë në tre ditë i Lleshaj. Sipas tij, maxhoranca është e tmerruar nga bashkimi i shqiptarëve. Edhe nga radhët e LSI, Petrit Vasili deklaroi se makina që u dogj dje ishte akt i mazhorancës.

Opozita mbajti ditën e djeshme protestën e 9-të të saj që nga 16 shkurti, datë që priu edhe djegien e mandateve të opozitës. PD, LSI dhe aleatët e vegjël shtrojnë si kusht të vetëm për normalitet largimin e Ramës, vendosjen e një qeverie tranzitore dhe mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare këtë vit. Nga ana tejtër, kryeministri nuk po lëshon nga pozicioni i tij.

Në dukje të parë kjo situatë i ngjan një loje nervash si ajo e shkurt-majit të vitit 2017, ku vetëm ardhja e diplomatëve me rëndësi dhe vëmendja e kancelarive më të fuqishme partnere të vendit arritën të ulnin palët në tryezë, me një marrëveshje që prodhoi zgjedhje, të anatemuara nga humbësit, zgjedhje që janë shkak i kësaj krize destabilizuese që vendi po has prej thuajse dy muajsh.

©LAPSI.al 



25 Comments

  1. Menyra se si shprehet ministri i brendeshem tregon se si ne Shqiperi nje kapter mund te behet gjeneral. Ne fakt ne kete vend edhe piktori eshte bere kryeminister, “gjeniu” i Kosoves, qe per cudi ne vendlundje nuk e njeh askush behet minister i jashtem, mesuesi i anglishtrs behet minister financash etj. etj. Te vetmet gjera qe nuk kane ndodhur ende jane: ministri per marredhenje me parlamentin dhe kryetari i grupit parlamentar te mazhorances deri me tani nuk kane aeritur te kene nje fytyre inteligjente dhe zv.kryeminisrei nuk eshte zgjatur asnje cm keto 30 vitet e fundit. Megjithate ka edhe tre muaj kohe deri ne zgjedhjet parlamentare dhe gjithcka mund te ndodhe.

  2. Na qenkan “plagosur” pese police.Kush,si,ku,nga,u plagosen,a kane prere ndonje gisht (se njera ja pa hajrin nje gishti te demtuar,beri pushime gratis ne Turqi,morri edhe 12 paga mujore,shperblim,si dhe fitoi dhe nje detyre me te larte ).Po per mbi 15 protestues te plagosur,po per protestuest te tjere te arrestuar dhe te gjymtuar nga perkedheljet e policeve,shume te edukuar qe kemi,po per demtimin nga perdorimi i bombave me helm dhe lotsjellese,i protestuesve ne mase,pse nuk flet ,ky kapterri gjeneral i policeve te droguar?Po per sjelljen ,shume te kulturuar te badigardit te PPP,qe eshte punonjes garde,ndaj nje gazetari,ne detyre,pse nuk flet ky kapterri,po per sjelljen me gaz kunder perfaqesuesve te mediave (prandaj edhe sot,ata do te protestojne ) pse nuk flet ky kukull e keqmanaxhueshme (se i mungojne shume “burgi” )Po per djegjen e vetures qe perdor SHISH,pse nuk ndihet fare ky karajfil,apo nuk eshte nen administrimin e kapterrit te droges dhe thaseve me euro te Rinasit,ish kryetarit te bordit te aviacionit civil qe paguhej me mbi 2000 euro/muaj,pervec pages qe merrte ne kryeministri.Ose fil per te gjitha,ose mos u ndij fare me dengela hini.

  3. Shume interesant ne deklarime ky ministri: kur banda e armatosur rende sulmoi aeroportin, nje nyje strategjike, ministri tha jo mor cne, nje incident ishte jo cenim sigurie; tani qe nje i paarmatosur ben shurren ne dere te qeverise (a thua xhamise…) cenim po qe po thote por edhe i rende fare, kushtetues. Bir Selman i nenes ke te qaje me pare….

  4. Ky Llesh Kimiku me kujton nje kapter ne kohen e Xhaxhit(kur benim zbor) Na ftonte per kafe dhe pasi i thoshim do te qerasim ne i thoshte kamarierit : E di cke ti ate kafen time beje pilaf.Mu kujtua nga pacja me pilaf qe porosisnin tek Autoriteti i Aviacionit Civil ku ishte kryetar.Keta (Ushtaraket) per kete pune jane,fasule,pace,pilaf, cne minister ky .

  5. Vari penisin ktyne muhabeteve ,gjithqka varet se cil perkrah amerikoni . Po i deshen bolet amerikonit qeveria bie per 2 minuta ,po i deshen bolet amerikonit qeveria rri per 30 vjet si gjukanoviqi . Partite ,analistat ,opinionistat ene krejt tjeret bojn sikur morin vesh ose kan n dor noi gjo .As nji gjo nuk kan n dor ,vetem bolet e amerikonit mund ti morin n dor me lejen e amerikonit.Qutjeta .

  6. Keto qe arrestoni mos i leshoni ma se jane cetniket e sales dhe i perdore sala sa here e shikon veten ngusht.Bile edhembreme ato po e rrethonin.

  7. Tea ti dhe ato qe perfaqeson,sekretari I ppsh u be president salihu,kapterri I ppsh president nishani,burgaxhiu I kuvendit,shehu dash zv kryeminister me tave dheje ne zyre,gjana i sekretares,bumci i zenit,muli i serbeve,mediu facillaci,ndoka i malsise,pollo i greqise dhe ne fund kamarieri i sigurimit ne rinas,juristi pa diplome,mbledhesi i fakteve kundra kosovareve dhe vrasesi i 4 burrave ne shesh lulu basha minister,kryetar bashkie,kryetar PD,kaq per sot Tea e stalinit zigurit kristit xixa fax

  8. Po gjithe ate kohe xheneral nuk mundi me shfaq aftesit ushtarake tani i ka ardhe mundesia me tregu artin luftarak kunder popullit opozitar shqiptare se ata te kombesive te tjeta e q…. ne byth. Suksese xheneral( kapterr) se graden e dorezove.

  9. Llesh faqekuqi !Bashke me burrin me tanga qe ke per shef,se shpejti nuk ka vrime qe t’ju beje derman !Dhune,gaz,uje e prape dhune barbare,mos harro se po akumulon nje urrejtje qe nuk do kete njeri ne bote t’ju beje derman !!!E keni tepruar ne mase, e keq fare,me helm pa piken e problemit,po ju vjen ora, turma do ju vije ne shtepi,do bej cope e çike bizneset e pallatet qe keni,shtepite e bordellot qe frekuentoni,i dime te gjitha dhe pak dhe do shikoni se sa vlen fytyra juaj palaço qe keni !!!??Urrejtja qe ka populli aty ne turme ndaj jush po agravon keq,shume dhe do jete e tmerrshme hakmarrja e turmes !!!Mbase do paguani edhe per paraardhesit tuaj te ndyre !

  10. Ti pul pa pupla( gjeneral pa graga) Te vjen keq per policet ???? Ti mbrosh ate eshte nje Akt i madh..Por ti shesesh ata eshte pergjegjesi qe do te te ndjeki gjithmone

  11. Nallbani qe ka dale, e del Ipaemer, qe i ka humbur emeri e nishani, por namin ia themi ne si bire kurvi kuqalesh, qe ne cdo koment na permend, por e ben edhe mire, sepse duket qe komentet e llogjika jone eshte me e forte , dhe e drejte sesa llokomocitja e tije per sekretare partie, e muhabete skorijesh qelbesirash. Me kete ai e din, e kupton se ne c;gjendje eshte vete e bashke me sorollopin e kazanit te fundrinave komuniste. Per kujtese ,, ketij harraqi, apo sikur harraqi, vetem me kriminelin RRuci, i ve kapak te tereve turres se isheve, qe jane edhe sot ne te tera strukturat e ketij pushtetite ndyre, pa ju llogaritur bandat, hajdutet, maskarenjte si puna jote qe i shkojne pas.

  12. Ministri Lleshinje njeri shume i pergatitur,serioz e shume cilesi tjera te mira.reagimi ne proteste krejtesisht proporcional e i drejte.Pse a duhey qe protestuesit te mos ndalohen fare te bejne cfare te duan qe te quhet reagim i drejte i policise.Policia per kete eshte krijuar kudo ne bote qe te ndaloje cdo akt jo qytetar.

  13. Llesh servili nji vemje pa bythe,pyesni koleget e tij me ushtri nqs gjeni nji te vetem tiu thote nje fjale te mire per kete bythlepires pa shtylle kurrizore .

  14. Genci, shqiptaret e Shqiperis e perdorin si sinonim i nji pjese te trupit mashkullor, mos u baj i tille o Genci se mbasandej do te thone te shkon saktesisht emri

  15. O xixa o rrotKari qe dhe vete e kupton qe puna ta do te shkruash dicka,ruci eshte paraqitur ne salle te gjygjit kur gjukatsit e salihut i dhane atij pafajsi,per kete pyet salihun,ne te kunder ky sek partise komuniste nuk ka patur dhe nuke ka dhe sot te perballet me malin e akuzave qe jane ngritur per te ne keto28 vjet,ky eshte ndryshim i madh mbi dy komunista te thekur te sistemit,por me nje ndryshim te vogel,njeri ishte komunist fshati,kurse tjetri komunist i oborrit diktatorial,por ti o loqe qe nuk u poqe vazhdo ti lepish bythen saliut mer me vete dhe zanen

  16. O afrim qe rri larg,nuk kupton dot se trute salihu ti ka mbush me tallash,nga syte sheh vetem salih,nga bytha sheh vetem skiftera,nga goja Hale,o afrim o aferim rri larg salihut qe te gjesh derman

  17. o llesh o te shpelafte mortja ime se taten e ke hallall ,a e shef veten ne pasqyre se te eshte bere surrati si bytha shimpazese,? sigurisht keqardhje per ata pese police ,po ate popull pe po e torturoni rrihni,gjakosni a valle nik jane shqipetare si ata police?apo vetem keta te fundit jane gjynah se te mbrojne bythen tate te zgjebosur mor hiene e eger,ku e ke betimin e ushtarakut qqe do mbrosh edhe me jete popullin e atdheun,sa shpejt e harrove mor faqezi,? pjelle e keqe e diktaturave te pakten shpreh sadopak keqardhje edhe per ataj bij nenash qe i mban neper burgje sepse duan te djegin k/ministrine e korrupsionit ,e,krimit,e mashtrimit.sepse ti me mendjen tate te thare kujton akoma ka shtet qqqe te kete k/ministri dhe do ta mbosh ti,pika qe ste bie mor gomar.

  18. Eshte shumë interesante që opozita e ka personalizuar këtë çështjen e përdorimit të gazit lotsjellës me emrin e“Lleshë kimiku”.

    Për të qenë konkret, do më duhet që në këtë rast të sjell shembuj krahasues për situata të njëjta, me personazhe të njëjtë, por me anë të kundërta të fuqisë politike.

    Më 21 janar 2011, ministër i Brendshëm ishte Lulzim Basha. Atë ditë ai ndodhej bashkë me kryeministrin Berisha në selinë e kryeministrisë. Në bulevard ishte duke u organizuar një demonstratë nga opozita e kohës. Pjesëmarrja ishte masive dhe ndër demonstruesit kishte një mllef të fortë karshi qeverisë jo thjesht nga nxjerrja në medie e një video-përgjimi me objekt zëvendëskryeministrin, por edhe për shumë probleme të akumuluara përgjatë keqqeverisjes 6 vjeçare të Berishës. Fundi i demonstratës pati një bilanc të hidhur me 4 qytetarë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur.

    Vetvetiu lind natyrshëm pyetja për secilin prej viktimave. Çfarë rreziku i kanoste godinës së kryeministrisë Aleks Nika që u vra diku 70 metra nga gardhi?! Çfarë rreziku i kanoste godinës së kryeministrisë Hekuran Deda që ndodhej në vendqëndrimin e gazetarëve 50 metra larg nga gardhi?! Po Faiku e Ziveri, ç’rrezik paraqisnin?

    E pra, nën shembullin e opozitës së sotme që e konsideron ministrin Lleshaj si “Lleshë kimiku”, për analogji i bie që ish-ministrin e Brendshëm Basha ta quajmë “Bashë killer-i”. Është përcaktimi që i shkon më përshtat, për sa kohë që, sipas opozitës, ministri i Brendshëm është vendimmarrësi për përdorim e gazit lotsjellës sot, praktikisht është ai që ka urdhëruar edhe vrasjet dje.

    Marre nga A.K

  19. po mir mor shoku *AI* mqs,ata vepruav ashtu me 21 janar edhe keta keshtu duhet te veprojne more derdimen!pale po ke bere edhe dy artikull ,por mos kujto se do te mari rama te te beje minister sepse ai tha per ty qe je kazan( nuk ja pe komentin per ty ),dhe tjetra desha te te myes miqsisht : ku jane vrasesit e kater vetave?,pse nuk i arreston gjatoshi,kush e pengon?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *