• |
ide | kryesore

DW: Tirana i ngjante një fushe beteje mbrëmjen e së shtunës

Lajme, Të fundit



4 orë zgjati protesta e 9-të anti-qeveritare e opozitës. Gjatë zhvillimit pati përleshje me policinë, gaz lotsjellës, shashka dhe flakë para Parlamentit. Në fund sheshi para Parlamentit ngjasoi me një shesh trazirash.

Sheshi para Parlamentit në Tiranë i ngjante mbrëmë,(13.04.2019) pas orës 22.00 një sheshi trazirash e beteje. Era e gazit lotsjellës, e djegies së një automjeti, xhamat e thyer të një biznesi, një kioskë e dëmtuar nga vënia e zjarrit , protestues dhe policë të plagosur ishin gjurmët e degjenerimit të protestës së 9-të antiqeveritare të opozitës në akte dhune.

Albanien Tirana - Anti-Regierungsprioteste (DW/A. Ruci)

Pas katër orësh nga fillimi i saj në Bulevardin” Dëshmorët e Kombit” dhe spostimit të saj në sheshin përballë parlamentit, protesta përfundoi mbrëmë, rreth orës 22.00, me një fjalim të kryetarit të PD, Lulzim Basha, adresuar protestuesve, që qëndronin para selisë së kësaj partie me parullat, “Rama ik”. Basha tha në fjalën e tij përmbyllëse se “largimi i Edi Ramës është një kusht i panegociueshëm për qeveri tranzitore, që do të përgatisë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”.

Rama: “Humbës të pashërueshëm”

Kryeministri Rama reagoi mbrëmë menjëherë pas fjalës së Kryetarit të PD, Basha, në një postim në Twitter ai cilësoi protestën e mbrëmshme “as të denjë po thjesht të turpshme për PD-LSI! Ndërsa drejtuesit e opozitës i karakterizoi si “humbës të pashërueshëm, që po rrisin çdo ditë faturën që do u presë Sovrani në 30 qershor”.

Edi Rama

Opozita kishte paralajmëruar se protesta e mbrëmshme antiqeveritare do të zhvillohej para Kryeministrisë. Mijëra pjesëmarrës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kërkuan mbrëmë largimin e kryeministrit Rama dhe rrëzimin e qeverisë së tij.

Protestuesit hodhën shashka dhe fishekzjarrë tymues dhe arritën të thyenin kordonin e policisë, që mbronte hyrjen kryesore të Kryeministrisë, nga ana e Bulevardit, por u ndaluan nga policia ende pa tentuar të hapnin derën kryesore hyrëse të Kryeministrisë. Në fjalën e tij, përballë Kryeministrisë, Basha bëri thirrje për “një rotacion të menjëhershëm politik”dhe përsëriti kërkesën kryesore të opozitës në të gjitha protestat e deritanishme për krijimin “e një qeverie kalimtare për të organizuar zgjedhje të parakohshme parlamentare, të lira dhe të ndershme”.

Protesta para Parlamentit – përleshje me policinë dhe gaz lotsjellës

Tensionet, aktet e dhunës dhe përleshja me policinë u bënë mbizotëruese kur protestuesit iu përgjigjën thirrjes së kryetarit të PD, për të spostuar protestën nga kryeministria tek Parlamenti, ndryshe nga paralajmërimi se ajo do të zhvillohej vetëm në Bulevard dhe para Kryemnistrisë. Protestuesit thyen kordonin e policisë; hodhën shashka, fishekzjarrë tymyes, bomba Molotov dhe tentuan disa herë të avancojnë drejt Parlamentit, tentativë që solli përleshje me policinë. Për të zmbrapsur protestuesit, policia përdori gaz lot sjellës dhe ujë me presion.

Albanien, Tirana, Proteste der Opposition gegen die Regierung (DW/A. Ruci)

Të shtunën një automjeti të parkuar pranë parlamentit iu vu flaka, u thyen xhamat e një biznesi dhe u shkaktuan flakë në një kioskë pranë Parlamentit. PD tha se flakën ia ka vënë policia.

Ndërkohë burime zyrtare nga policia bënë mbrëmë me dije se 5 policë janë plagosur dhe ndodhen në spital, ndërsa PD tha se janë plagosur 15 protestues. Thirrjet e Presidentit Meta për protestë paqësore dhe shmangie të konfrontimeve si edhe ato të policisë nuk patën rezultat. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, përmes një postimi në Twitter e quajti plagosjen e policëve ”një turp dhe shkelje të madhe të ligjit dhe bëri me dije se “autorët do të mbajnë përgjegjësi”.

Protesta e 9-të antiqeveritare e opozitës u mbyll pa lajmëruar se kur do të jetë protesta e 10-të. Më parë Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit, Metthew Palmer dhe ambasadorja gjermane në Tiranë i bënë thirrje opozitës të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, “si mundësia më e mirë për t’u riangazhuar në procesin politik.”. Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz u bëri thirrje ditët e fundit “të gjitha partive të shfrytëzojnë rastin e të marrin pjesë në zgjedhjet lokale”.



6 Comments

  1. pffffff turp , turp sa s,ka ku te shkoj ,protesta te bohen , por jo si ne epoken e gurit se po lejm nom ne sy te botes
    Kta politikane kurva dhe bthq luftojn vetem per pushtet, populli vazhdon shfrytezohet si ne mesjete

  2. Jo Tirona o gazekar I lapsit,por vetem zona e shqupit,pjesa tjeter e tirones vazhdoje e qete te jetoje fundejaven,kurse shpellaret e ardhur me furgon bene shurren dhe lulu I tha largohuni se rama dhe sot nuk iku,rradhen tjeter per koken e salihut do e largoj

  3. Cfar jete tjeter more byth. muter nuk e shifni po ju qijen motrat great e vajzat ca morra te kuq mbeturina te shekullit te kaluarzgjohuni o plehra

  4. Keta barinjt e kuq te komunizmit qe kane bere krimet mete cmendura e barbare, sot dalin e japin leksion se si behet protesta, apo si te veprojne ,,Ku jetojne kjo lloje monstre, kaqe luks e paskan jeten, apo kaqe sherbetore e kembe lares te mafiozit, hajdut Rama jane? . Po syte, kur tere sheshi bulevardit, me njerez te vuajtur e te shtypur qe dalin per buken e gojes, juve nuk ua mbush mendjen, po cfare kerkoni? Mos valle ta falenderojne per masakrat ekonomike qe kane bere, apo per taksat ne stratosfere, apo per vjedhjet qe kane bere, e bejne, apo mbushjen e vendit me droge, apo barbarizmat e policise me popullin, E pse? qe te mos i prisht qetesia krye hajdutit mafioz, qe te vazhdoi akoma shtypien e vjedhjet monstruoze qe i ka bere ketij populli. Mashtruesi e banditet e horrat qe mashtrojne e vjedhin popullin gjithemone ikin me dhune, e biles duke lene edhe koken, kete e ka vertetuar qendrimi i Causheskut te Rumanise, kur populli po revoltohej, ai mburrej me pallatet e sukseset e socializmit,,,,E ku perfundoi? Kete se mendon psikopati, por kur ti kete ardhur ne fyt litari, atehere do kerkoi falje,,,,Por der atehere mos eshte vone. Ndersa per zorraxhinjte, qe i kane vajtur si qener mbrapa, edhe mund te kete pendim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *