• |
ide | kryesore

Formula 1/ Hamilton ‘perandor’ i Kinës, dështimi tjetër i Ferrari

F1, Sport



Është Lewis Hamilton ai që triumfon në Cmimin e Madh numër 1000 të historisë së Formula 1. Në Shanghai, në Kinë, Valtteri Bottas mbërrin finishin i dyti, duke i dhënë dopietën e tretë në tre gara Mercedes, ndërsa për Ferrari regjistrohet një tjetër zhgënjim. Sebastian Vettel e ka mbyllur garën në vendin e tretë të podiumit, por është ndihmuar nga urdhëri i skuderisë për Charles Leclerc (5°), që është detyruar ti hapë rrugën në xhiron e 11, pasi e kishte parakaluar në start.

Është vetëm gara e tretë, por Botërori është bërë i vështirë për Ferrari. Në Kinë erdhi një tjetër zhgënjim e këtë herë, ashtu si në Australi, Vettel e Leclerc kanë qenë të paaftë të impenjojnë rivalët e Mercedes. Në fakt piloti i ri i Ferrarit humbi pozicione vetëm me urdhër të skuderisë, duke u kaluar më pas edhe nga Verstappen. Një tjetër goditje për moralin e 21 vjecarit që në pistë tregoi se ishte shumë i shpejtë.

Nuk mund të buzëqeshë Vettel, që e di mirë se u ndihmua për të dalë i treti, por nuk mundi as ti afrohej Bottas në vendin e dytë. Një garë anonime, që e bën situatën edhe më të trishtë po të shohësh renditjen e pilotëve, ku gjermani është i katërti, 31 pikë larg kryesuesit Hamilton e me Leclerc që e bezdis vetëm një pikë larg. Tani Ferrari duhet të reagojë sepse po shkon drejt një sezoni të turpshëm: Mercedes janë në arrati dhe ti arrish nuk është fare e lehtë.

Panoramën e komplikon edhe Red Bull me Verstappen që u tregua i aftë të luftojë me Ferrari farë strategjisë, ndërsa Gasly ka dhënë shenja rikthimi me vendin e gjashtë. Mirë edhe Ricciardo, i shtati me Renault, ndërsa Hulkenberg është tërhequr për të dytën garë radhazi. Vetëm i nënti Raikkonen me Alfa Romeo, ndërsa Giovinazzi e ka mbyllur i 11. Mvp i ditës është Albon që me Toro Rosso ka rikuperuar nga vendi i fundit deri tek 10 të parët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *