• |
ide | kryesore

Hajdutë po, por me zemër verdhekuq: i kthejnë makinën e vjedhur mamasë së Zaniolo

Sport



Makina që iu vodh mamasë së Nicolò Zaniolo natën e 11 prillit, i është rikthyer dhe ka qenë pikërisht Francesca Costa, që tre ditë më parë denoncoi publikisht grabitjen, që njoftoi përmes profilit të saj Instagram: “Mirë se u ktheve…Faleminderit!” ka shkruar gruaja duke postuar foton e makinës së rikthyer.

Hajdutët kanë kthyer kështu makinën poshtë shtëpisë së futbollistit, si një surprizë e bukur për familjen Zaniolo, por jo e paprecedentë për kryeqytetin italian. E njëjta gjë i ka rastisur edhe Daniele De Rossi, por vjedhja e makinës së tij zgjati vetëm dy ditë: kur grabitësit e kuptuan që ishte makina e e tij, ia kthyer poshtë shtëpisë së kapitenit të Romës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *