• |
ide | kryesore

Hetimet/ Në grupin e Muratajt edhe persona të përfshirë në grabitje të mëparshme

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Krimeve të Rënda edhe pse ka disa prova të rëndësishme në dispozicion që mund të çojnë në identifikimin e grabitësve të disa miliona Eurove ende nuk ka ndonjë të dyshuar. Provat më të rëndësishme janë gjetur në furgonin me mbishkrimin “Hetimi tatimor”, me të cilin 5 autorët realizuan grabitjen.

Nga ana tjetër kërkimet e policisë nuk kanë dhënë asnjë rezultat për të arrestuar ndonjë të dyshuar që ka marrë pjesë në grabitjen e rreth 6.5 milionë eurove në pistën e aeroportit të Rinasit.

Mësohet se hetuesit pritet t’u rikthehen grabitjeve të mëparshme që janë realizuar nga grupi i Admir Muratajt, që mbeti i vrarë nga shkëmbi i zjarrit me policinë, për të parë nëse ndonjë nga personat që ka marrë pjesë ka lidhje me ngjarjen e së martës. Nga hetimet e mëparshme, organi i akuzës ngriti dyshime se pjesëtarë të kësaj organizate që drejtohej nga 47-vjeçari Murataj ishin rreth 20 persona, por pjesa më e madhe e tyre në atë kohë nuk u identifikuan.

Hetuesit pritet të marrin në pyetje edhe drejtuesit e kompanisë ISTS, për të dhënë sqarime mbi masat e marra për të siguruar perimetrin e brendshëm të aeroportit si dhe procedurën e ndjekur mbi raportimin në polici në kohën kur ndodhi grabitja. Deklarime pritet të japin edhe drejtues të TIA, mbi programin e hartuar për sigurinë e brendshme të aeroportit./tv klan



2 Comments

  1. Akoma me grupin keta. Hetoni zinxhirin nga dalja e parave ne banka e deri tek kareli i avionit. Edhe po e kapet kete grup, qe mund te ndodhe pas 20 vitesh ose hic fare, prape skeni bere gje o shoke te prokurorise. Ata “ustallaret” do gjejne “grupe” te tjera per te realizuar te njejtin skenar. Nuk eshte pune hajdutesh kjo, ciletdo qofshin ata dhe sado te organizuar qofshin. Eshte njesoj si shitja e ndeshjeve te fubollit. Hierarkia fillon nga Presidenti, Administratori, drejtori, trajneri, ndihmes trajneri dhe ekipi ne teresi. Nuk e shet ndeshjen vetem nje lojtar ose nje nga titullaret. Jane te gjithe pjese e shitjes, kush me shume e kush me pak…… e la storia continua…… Tani vijme ke pjesa politike. Ky i gjati bashke me gjithe xhuxhat e tij deri dje bertisnin e ka fajin qeveria se ikin kriminelet ne drejtim te paditur. Ndersa ketij vete po i ikin kriminelet bashke me milionat e eurove ne drejtim te paditur per njerezit, por te ditur shume mire prej tyre….. . Te dale tani ndonje nga uturaku i rilindjes e te thote qe e kam gabim. U betua e u perbetua se sa te merrte qeverine nuk do ekzistonte me fjala ne drejtim te paditur. Se do te administronte dhe do te kontrollonte rreptesisht te gjithe territorin etj etj. Jo vetem qe nuk e beri por ju shtuan skandalet dhe per me keq akoma ne mes te dites dhe ne zonat e presupozuara me te mbrojtura dhe me te garantuara. Dhe ministri i portokallise qe del e thote pa pike turpi qe nuk eshte cenuar siguria kombetare. Kjo eshte per ti marre e per ti varur ne mes te bulevardit. E fundit: I vetmi qe ka ikur ne drejtim te paditur ne shqiperi eshte SHTETI ne teresi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *