• |
ide | kryesore

Igli Tare sulmon hapur arbitrin Rocchi: “Historia e një vdekje të lajmëruar”

Sport, Video



Një Lazio e tërbuar ka dalë nga San Siro, me zero pikë e një shije të hidhur në gojë. “Kjo është historia e një vdekje të lajmëruar, ajo që i trembeshim para ndeshjes, ndodhi – u shpreh nervoz Drejtori Sportiv bardhekaltër, Igli Tare, për Dazn -. Na vjen keq që kthehemi në shtëpi pa gjë, pas një ndeshje të luajtur në mënyrë madhështore, sidomos në pjesën e parë. Meritonte të vendosej në fushë kjo ndeshje, e jo përmes episodeve”.

Tare nuk fshihet pas fjalëve dhe tregon më saktësi episodet mbi të cilat ndërton sulmin e tij: “I referohem shpejtësisë së arbitrit për të fishkëllyer penalltinë në faullin inekzistent të Acerbi. I dyti edhe mund të ishte, ose jo, është një kontrast trup më trup mes Musacchio e Durmisi. U rrëzua si ta kishin qëlluar me armë. Ajo ndaj Milinkovic ishte penallti e pastër, sepse Rodriguez vërtetë prek topin, por është faull. Jemi gjithnjë në borxh me vendimet arbitrale, që nga viti i kaluar. Nuk duam të bëjmë viktimat, vlerësojmë situatat dhe do të vazhdojmë përpara. Do të presim fundin e kampionatit për të bërë llogaritë, pas 10 ditësh kemi edhe gjysëmfinalen e Kupës së Italisë”.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/nm/NMJj.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *