• |
ide | kryesore

Ndërron jetë në skenë komediani

Paparazzi, Slider



Ian Cognito, emri i vërtetë i të cilit ishte Paul Bariberi, ka ndërruar jetë në skenë, teksa ishte duke bërë një stand-up në një qytet të vogël të Anglisë.

Sipas CNN, aktori ishte në gjysmën e performancës së tij në “Atic Bar”, kur filloi të ndihej keq. Në momentin që ambulanca dhe mjekët e urgjencës mbërritën në vendngjarje ai kishte vdekur. Kolegu i Cognito-s, Ryan Mold, i cili ishte duke ndjekur performancën e tij u shpreh kështu për mediat: “Ai u ul papritur në tokë, vendosi duart në kokë dhe filloi të kruante krahët. Publiku mendoi se ishte pjesë e shfaqjes, pasi ai ishte duke folur për infarktin para pak momentesh.” Një tjetër aktor, Andrew Bird e mbështeti këtë version: “Të gjithë menduan se po tallej dhe se e gjitha ishte pjesë e stand up-it. Dhe kur shkova në skenë dhe i preka krahun, mendova se do më kthehej e do të trembte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *