• |
ide | kryesore

Video/ Partizani ‘e fiton’ titullin, duke parë Kukësin në TV: Flamurtari godet përsëri për Europën

F1, Sport, Video



Kura Ernest Gjoka, paska qenë vetëm një injeksion momental, sepse Kukësi rrëzohet përsëri e këtë herë duke i dhënë lamtumirë titullit, 12 pikë larg, pavarësisht se matematika e mban ende në lojë: Partizani duhet të humbasë 4 ndeshje dhe të barazojë 1 nga tetë të mbetura, (pak si vështirë për një skuadër që ka 5 humbje në 29 javë), që të mund të lëshojë titullin nga duart dhe pa harruar se Blutë duhet ti fitojnë të gjitha.

Me idenë e qartë se duhej fituar ndeshja me Flamurtarin, kuksianët përdorën të gjithë arsenalin: për herë të parë dyshja Reginaldo-Shkurtaj e Valdet Rama së bashku nga minuta e parë. Në krahun tjetër Daja me atë altruizmin e atij që nuk posedon lojtarë të atij niveli individual, i besoi të rigjeturit Sukaj, vendimtar në javët e fundit për vlonjatët, e dërrmues i ëndërrave të Kukësit, që dominonte fushën deri kur shkodrani i ndëshkoi në Elbasan Arena në minutën e 39.

Goditje të rënda psikologjike për Gjokën, që kishte nisur të besonte se 4-4-2 klasik i kishte kthyer stabilitetin Kukësit. Por golat në fund të pjesës së parë dhe 4 minuta pas rifillimit me Sukaj e Musta e bëri të kotë çdo tentativë për tu rikthyer në lojë. Flamurtari mund të ketë shumë më tepër probleme jashtë fushe, por në kuadratin e lojës janë një ekip kompakt, që është vështirë ti mundësh, edhe pse kanë patur edhe ata luhatjet e tyre.

E vetmja notë pozitive për Kukësin dhe teknikun Gjoka mund të konsiderohet bashkëveprimi mes dy qendrave Shkurtaj e Rexhinaldo, që ndryshe nga sa mendonin të gjithë, treguan se mund të luajnë fare mirë së bashku. Goli i minutës së 70, ishte pikërisht fryt i një kombinimi mes tyre, por që nuk mundi ti ndryshojë rrjedhën ndeshjes. Flamurtari sheh gjithnjë e më pranë Europën me 47 pikë, në vendin e tretë, duke kërcënuar edhe vendin e dytë të Kukësit, tani një distancë larg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *