• |
ide | kryesore

Video/ Skënderbeu fundos Kastriotin me një poker: Devolli nuk dorëzohet

Sport, Video



Katër gola në një ndeshje Bledar Devolli nuk i kishte pësuar kurrë në pankinën e Kastriotit, por këtë herë në Korcë krutanët e tij bëjnë ndeshjen e gabuar, në momentin e gabuar. 4-0 me Skënderbeun vendos praktikisht fatet e sezonit të skuadrës së Devollit, që megjithatë nuk dorëzohet: “Rezultati është gënjeshtër – tha tekniku pas ndeshjes -. Kemi marrë një gol nga një episod. Deri kur pësuam golin e dytë kemi bërë një ndeshje të mirë, kemi pasur mundësi të barazonim. Ky është futbolli, ka dhe ditë jo. Komplimente kundërshtarit. Asgjë ska mbaruar, do vazhdojmë luftën”.

Shkurt, qartë, pa lojëra fjalësh tekniku gjirokastrit i Kastriotit, por rezultati që mori në fushë në fakt tregon krejt tjetër. “Një skuadër e çmendur që nuk i di limitet” tha një javë më parë tekniku, por limitet sic duket i mësoi në Korcë, treguar nga Skënderbeu me një 4-0 që i lë pak vend imagjinatës.

Skuadra e Shehit është kthyer tek suksesi pas transfertave të humbura me Partizanin e Luftëtarin, duke komplikuar keq pozitat e krutanëve, që e shohin shpëtimin 6 pikë larg, tetë javë nga fundi. Muzaka hapi serinë e golave pas 14 minutash, ndërsa Oto Xhon dhe dygolëshi i Blerim Krasniqit kompletuar pokerin.

Me këtë triumf Skënderbeu ngjitet në kuotën e 43 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 4. Mbeten në kuotën e 30 pikëve krutanët, që duhet të shpresojnë në një mrekulli në javët e mbetura për të përmbysur situatën e mbijetesës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *