• |
ide | kryesore

Zbardhen 13 identitetet e Admir Muratajt dhe pyetja: “Kush e vrau?”

Lajme, Të fundit



Mediat greke kanë zbardhur 13 identitetet e rreme të përdorura nga Admir Murataj, gjatë periudhës që ka qenë në arrati.

Sipas tyre, 48-vjeçari ka përdorur gjatë kësaj kohe identitet, si Kristaq Murataj, Admir Murati, Kristaq Murati, Admir Murataz, Kristaq Murataz, Admir Xhaferi, Kristaq Xhaferi, Admir Nikaj, Kristaq Nikaj, Xhafer Nikaj dhe Kristaq Azemi.

Mediat greke shkruajnë gjithashtu se autoritetet kanë pasur dyshime se Murataj fshihet në Kosovë, por nuk ka ndonjë detaje për aktivitetin e tij atje.

Sa u takon hetimeve në Shqipëri, prokurorët kanë gjetur një telefon, që i është nënshtruar ekspertimeve. Hetuesit kanë rindërtuar ngjarjen. Sipas të njëjtave burime, Murataj tentoi të digjte furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” pranë Urës së Tapizës në Tiranë, por pasi pikasi policinë u përfshi në një përleshje me armë.

“Forcat e FNSH-së janë afruar dhe u kanë bërë thirrje “Ndal, Policia!”. Në këtë kohë, grabitësit kanë nisur të qëllojnë me armë. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u janë kundërpërgjigjur me armë. Nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i vrarë njëri nga grabitësit.

Në kohën kur autorët po vijonin të qëllonin, grupi i gatshëm është shpërndarë në mënyrë që t’i rrethonte. Dy prej efektivëve kanë hipur në një kodër, në mënyrë që të kishin fushëpamje më të qartë.

Ndërsa autorët kanë përfituar nga ky moment për t’u larguar. Kanë braktisur furgonin pa arritur që ta digjnin dhe kanë kaluar përroin përmes një ure të vogël dhe janë larguar me një mjet tjetër” – thuhet në një raport që institucionet i kanë dorëzuar kryeministrisë.



4 Comments

  1. Zoterinj police KUSH E VRAU???
    A mund te na e thoni??!!
    Nga e ka anen hyrese(ose dalese plumbi)?!
    Nga ku deri ku ka vazhdu realisht ndjekja?!
    Hapja e zjarrit,pa kontakt pamor, behet vetem per presion, dhe ne rastin ideal,i jep kohe keqberesit te largohet!?
    Ne se ju tentoni te shperndaheni per t’i rrethu,ju u keni dhene kohe mjaftueshem per t’u largu.Dhe ky nuk mund te konsiderohet “ ne kete moment”!!
    Behuni te sinqerte,qe t’ju besojme!
    Fatkeqsisht jeni te deshtuar!
    Me qe ra fjala,a i gjetet pistoletat qe ju humben para pak kohesh?

    1. Po mire,te jete eleminuar nje person i nje rrezikshmerie kaq te larte dhe te ndahen e shperndahen te dhena?!
      Eshte ‘Top vjedhje’.
      ‘Top operacion’
      ‘Top vrasje’
      ‘Top sekret’

  2. Me interesuari qe ky bandit nga tropoja me lidhje te ngushta me familjen berisha dhe PD qe financimet e tij shkonin ne qindra milion euro,salihu nuk e arrestoje kete nikaj nga Mars 2013 deri ne shtator te 2013 por e la te lire qe ky te bente dhe dy vjedhjet e fundit,duke e paisur me 13 pasaporta me emra te ndryshem ne kohen qe min i brendshem ka qene bujar nishani dhe Lulzim basha,per te tjerat i kuptoni vete o shpellare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *