• |
ide | kryesore

Allegri, kundër Ajax me një dëshirë delikate: t’i ndryshojë fytyrën sulmit

Sport



Massimiliano Allegri, veçanërisht i zhurmshëm në përfundim të ndeshjes së humbur në Ferrara me Spal, ka një tundim të madh në kokë: atë që të bëjë të luajë me Ajaksin, Moise Kean dhe jo Mario Mandzukic. Kroati është një i cili nuk do të tërhiqej kurrë, që në Amsterdam ka zbritur në fushë me shiritin e kapitenit në krahë, por që kohët e fundit është dukur gjithnjë nën nivel. Kean të shtunën në fushë ka shënuar golin e tij të gjashtë në kampionat, i katërti radhazi, i gjashti radhazi nëse do të merren në konsideratë edhe dy të realizuarit në kombëtaren e Roberto Mançinit ndaj Finlandës dhe Lihtenshtejnit.

Të paktën djaloshi e jep sinjalin që nuk do të ndalet më dhe ndaj mbrojtjes shtatlarte të holandezëve mund të kthehet shumë i nevojshëm, i përkrahur nga Cristiano Ronaldo. Në janar Kean ishte duke e lënë Juventusin, tani arrin rinovimi si një lojtar i madh. Javët e fundit e kanë revolucionarizuar të ardhmen e tij. Goli vendimtar në ndeshjen e madhe me Milanin e ka blinduar përfundimisht të ardhmen e tij si bardhezi, që gjen në shtëpi një element me fuqi shumë të madhe, jo vetëm teknike, por dhe mediatike.

Në përfundim të kontratës më 2020, Kean mund të firmosë shpejtë një akord për zgjatjen e kontratës për katër vitet e ardhshme, për rreth 2 milion euro në vit. Sipas Gazzetta dello Sport, pas kthimit të raundit çerekfinal të Champions League me Ajax, drejtori teknik Fabio Paratici do të takojë Mino Raiola për të diskutuar rinovimin e kontratës. Menaxheri italo-hollandez do garanci teknike nga ana e klubit mbi rolin që do të ketë lojtari në të ardhmen e skuadrës: përpara “buum”-it, në këtë sezon kishte luajtur vetëm pjesë ndeshje. Dhe kushedi, impenjimi i tij që nga minuta e parë në një ndeshje të rëndësishme sa ajo që do të luhet të martën në mbrëmje në “Allianz Stadium”, do të mund të mbyllë përfundimisht këtë çështje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *