• |
ide | kryesore

Analiza/ Ballkani në flakë kundër korrupsionit dhe qeverive autoritare

Kryesore, Lajme

Beogradi dhe Tirana bëhen sërish teatër i manifestimeve dhe protestave të ashpra të lëvizjeve të vogla politike që kanë vënë në shënjestër ato që sipas tyre janë qeveritë e korruptuara, autoritare dhe klienteliste. Dhe sipas asaj që shkruan Balkaninsight, shumë shpesh ka një mungesë të perspektivës që kthehet në zemërim i transformuar në protesta të organizuara.

Nga ROBERTO BRUNELLI*

Selia e pallatit presidencial të Serbisë kishte përballë mijëra persona që bërtisnin “Aleksandër Vuçiç diktator!” dhe më pas një sulm mbi televizonin publik RTS ishin episodet për të veçanta. Sërish të shtunën 10 mijë persona në Beograd kërkuan dorëheqjen e presidentit nën sloganin “për lirinë e informimit” dhe kundër korrupsionit.

E njëjta gjë edhe në Shqipëri ku sërish mijëra persona u mblodhën të shtunën duke bërtitur kundër kryeministrit Edi Rama në pushtet që nga viti 2013.

Por janë muaj që Ballkani po digjet. Ose ka rilindur, varet nga këndvështimi. Sheshe që mbushen çdo javë, lëvizje të reja politike që lindin si kërpudhat. E sigurt është se jo vetëm në Serbi, por fenomeni i përket edhe Malit të Zi, Shqipërisë, Republikës Serbe të Bosnje dhe Herzegovinës. Në rrjetet sociale ka marrë vrull hashtagu #BalkanSpring. (#PranveraeBallkanit)

Vërtet jemi në një sezon të ri “pranvere” për Ballkanin? Duke dëgjuar aktivistët lokalë, duket tamam kështu. Dhjetëra mijëra manifestues që mblidhen çdo javë, turma të mbushura me të papunë, sipërmarrës të vegjël, por edhje intelektualë, studentë, akademikë në pension.

Nën thirrjet “Rezistencë!”, “Shteti jemi ne!”, apo dhe “Një në një milion!”. Janë këto emrat e lëvizjeve në tashmë në Ballkanin Perëndimor.

Në shënjestër ata thonë se kanë qeveri të korruptuara, autoritare dhe klienteliste. Siç shkruan BalkanInsight, shumë shpesh ka një mungesë të perspektivave për zgjidhje dhe kjo kthehet në një zemërim në protesta të organizuara. Manifestime që tashmë përsëriten me një rregullsi, thuajse çdo të shtunë.

Në Serbi, “siguresa” u ndez nga agresioni ndaj Borko Stefanovic, një eksponent i opozitës, që u rrah barbarisht nëntorin e kaluar në qytetin e Krusevac. Që nga ajo kohë dhjetarë mijëra serbë dalin në rrugë kundër qeverisë së Vuçiç duke e akuzuar zvarritje të hetimeve.

Në Republikën Serbe të Bosnjës, protestat nisën në prill të vitit të kaluar pas vdekjes misterioze të një të riu. Për muaj të tërë, njerëzit dolën në sheshe duke bërtitur “Drejtësi për Davidin” duke bërë të dridhet qeveria e nacionalistit Milorad Dodik.

E njëjta gjë ndodh në Shqipëri. Që nga dhjetori vendi është përfshirë nga protestat kundër kryeministrit Edi Rama i akuzuar për korrupsion dhe për manipulim të zgjedhjeve të kaluara parlamentare në mënyrë që të qëndronte i lidhur pas pushtetit.

Dhe akoma në Malin e Zi ku partia e presidentit Milo Djukanovic është nën akuzë për një çështje ryshfeti. Vetë familja e kreut të vendit është nën akuzë se e kanë trajtuar çështjen në mënyrë mafioze. Vendi ka regjistruar protestat më të mëdha të mbajtura ndonjëherë nën sloganin “Ringrihuni!”

Ka precedentë mjaft të freskët për valën e protestave në Ballkan si për shembull “pranvera boshnjake” e 2014-ës apo “revolucioni i ngjyrave” i dy viteve më parë në Maqedoni. Sot diferenca është se protestat kanë dalë në skenë njëkohësisht në të katër anët e Ballkanit. Në krahun tjetër pushteti po bën gjithçka për të hequr interesin nga protestat. Për shembull në Serbi, disa media lokale kanë raportuar se autobusët kanë refuzuar të transportojnë protestuesit e opozitës. Thonë se u tremben represioneve nga ana e autoriteteve. ©*marrë nga agjencia italiane e lajmeve AGI. Përshtati LAPSI.al

7 Comments

  1. te heqim qeverin autoritare te Rames dhe te vem liberalin demokrat Sali Berisha, qe di te respektoj fjalen e lire, protestat e cdo gje tjeter.

  2. Si ka mundesi qe protestohet kunder dy miqve Rama e Vuciq qe jane njeri lider boteror dhe tjetri lider i serbeve te Ballkanit? Si ka mundesi qe protestohet kunder Xhukanovic qe ka afro 30 vjet ne pushtet? Si ka mundesi qe protestohet ne Republiken e Bosnjes qe eshte nje krijim i sforcuarr? Vetem Taulant Balla mund t’i jape pergjigje ketyre pyetjeve si specialist qe eshte.

  3. IKJA E RAMES ESHTE E SIGUTR , POR IKJA E TIJ PA ASNJE NDRYSHIM ESHTE AKOMA ME KEQ . PRANDAJ DUHEN DRYSHIME NE SISTEMIN ZGJEDHOR , VOTIM DHE NUMERIM ELEKTRONIK DHE NDERHYRJE NE KUSHTETUTE PER PERMIRSIM TE SISTEMIT . NESE KETA NUK E ZGJIDHIN OSE ME SAKT NUK DUAN TA ZGJIDHIN ATEHERE VETEM REVOLUCIONI ESHTE ZGJIDHJA . JA VDEKJE JA LIRI , KESHTU NUK MUND DHE NUK DUHET TE VAZHDOHET AS EDHE NJE DEKIK .

    1. Fli te keqen dhe shiko endra. Dhe gezohu e qesh ne endren tende. Shiko se si basha eshte bere kryeminister dhe po e ben shqiperin si gjermania. Fli fli e mos u zgjo.

  4. Cudi e madhe qe nuk eshte futur dhe jelekverdhet e frances ne kete shkrim me arome ruse te ndihmuar nga serbet e bosnjes,malit te zi dhe vetevendosja ne kosove,albini e dinte dhe me perpara se pranvera ballkanike te vinte,nga i dinte albini keto,kush i sherben linjes ruse nuk do vi dot ne pushtet,e thjeshte nuk intereson shba dhe europes,me 10mije ne beograd dhe 7mije ne tirane kjo nuk tregon asgje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu