• |
ide | kryesore

Arrestimi i Julian Assange-it, presidenti i Ekuadorit: E përdorte ambasadën për spiunazh

Planet



Presidenti i Ekuadorit, Lenini Moreno, ka shpjeguar se revokimi i kërkesës për azil të themeluesit të WikiLeaks-it, Julian Assange-it, u bë pasi ky i fundit shkeli rregullat duke e përdorur ambasadën e Ekuadorit në Londër si një “qendër për spiunazh”. “Ne nuk mund ta lejojmë shtëpinë tonë, shtëpinë që hapi dyert e saj, të bëhet një qendër për spiunazh”, u shpreh Moreno, i cili mohoi mundësinë që në marrjen e këtij vendimi të ketë ndikuar ndonjë vend tjetër, duke nënkuptuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I pyetur për të përditshmen prestigjioze britanike, “The Guardian”, për keqpërdorimin e pretenduar të ambasadës nga Assange-i , kreu i shtetit të Ekuadorit fajësoi qeverinë e mëparshme për sigurimin e lehtësirave në ambientet e shërbimit konsullor për “ndërhyrje” të shteteve të tjera.  Në intervistë, presidenti Moreno foli edhe për kushtet e këqija higjienike në të cilat jetonte Assange-i, konstatim që u hodh poshtë nga avokatja e ish-gazetarit australian, Jennifer Robinson.“Mendoj se gjëja e parë që duhet të them është se Ekuadori ka bërë disa akuza mjaft të egra gjatë ditëve të fundit, për të justifikuar atë që ishte një veprim i paligjshëm dhe i jashtëzakonshëm kur lejoi policinë britanike të hyjë brenda në ambasade”, tha Robinson.

Assange-i  mund të përballet me burgim deri në 12 muaj, për të shlyer dënimin për shkeljen e rregullave të lirimit me kusht në ambasadën e Ekuadorit, ku u strehua në vitin 2012. Ndërkaq, deri më datë 2 maj, Assange-i do të qendrojë në stacionin qendror të policisë së Londrës deri para daljes në Gjykatën Mbretërore të Southwark-ut, ku do t’i komunikohet vendimi mbi mundësinë e ekstradimit të tij drejt SHBA-ve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *