• |
ide | kryesore

Atentati ndaj anëtarit të grupit “Bajri”, arrestohet pas dy vjetësh 23-vjeçari dhe dy vëllezërit e tij

Lajme, Të fundit



Policia e Shkodrës ka vënë në pranga pas dy vjetësh 23 vjeçarin Valter Ksolla, autorin e plagosjes së Nelson Hysës, i cili gjendet në qeli si anëtar i grupit “Bajri”. Sipas informacioneve të përhapura nga policia, së bashku me agresorin janë arrestuar në flagrancë edhe dy  vëllezërit e tij, Ndue e Kolë Ksolla, 32 dhe 25 vjeç, mbi të cliët rëndojnë veprat penale të  “Përkrahjes së autorit të krimit” dhe të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe të municioneve luftarake”.

Vëllezërit Ksolla akuzohen edhe për  aktin e “Kanosjes”, të parashikuar nga nenet  302, 84 e 278 të Kodit Penal, për arsye se dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit me iniciale L. A, 50 vjeç, banor në fshatin Grudë e Re, Shkodër. Atentati ndaj ish-boksierit të Vllaznisë ndodhi në 6 maj të vitit 2017, kur Ksolla i bëri pritë Hysës, i cili ra në prangat e policisë më 9 mars të këtij viti si pjesë e grupit të organizuar kriminal “Bajri”.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Shkodër për ndjekjne e veprimeve të mëtejshme.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *