• |
ide | kryesore

Barcelona, Bartomeu: “Coutinho do të largohet vetëm nëse paguhet klauzola…”

Sport

Ka qenë një sezon i vështirë për Philippe Coutinho te Barcelona. Një situatë që gjithmonë e më shumë po forcon zërat për një largim të 26-vjeçarit nga katalanasit, pas vetëm një viti e gjysmë në Camp Nou.

Por presidenti i Barças Josep Maria Bartomeu e ka bërë të qartë se mesfushori brazilian do të largohet vetëm nëse një klub paguan klauzolën prej 400 milionë eurosh. “Është lojtar i shkëlqyer. Nuk është e lehtë të luash në Barcelonë. Gëzon besimin e trajnerit, ka një kontratë dhe do të vazhdojë të luajë në Barcelonë. Coutinho largohet vetëm nëse një klub paguan klauzolën”.

Mesfushori brazilian numëron 46 paraqitje këtë sezon me katalanasit dhe ka shënuar 10 gola. Statistika më të varfëra krahasuar me muajt e parë në Camp Nou ku numëron 10 gola në 22 ndeshje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu