• |
ide | kryesore

Çfarë po bënte Dua Lipa ndërkohë që zhvillohej Coachella

Paparazzi, Slider



Pas Rita Orës, e cila vizitoi Kosovën për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë atje, një tjetër këngëtare shqiptare është bërë bashkë me UNICEF.

Ndërkohë që të gjithë festonin në Coachella, Dua Lipa ka vizituar Libanin, ku qëndroi për 3 ditë dhe u njoh me vështirësitë me të cilat përballen familjet refugjate në kampet e strehimit.

Në disa postime të njëpasnjëshme në Instagram, Dua Lipa shprehet se kjo përvojë bëri që t’i hapen sytë për situatën aktuale që po kalojnë refugjatët.

Ajo shprehet se ka një lidhje personale me njerëz që braktisin shtëpitë e tyre jo nga dëshira. Dua thekson se fëmijët janë e ardhmja jonë dhe ne duhet të kujdesemi për ta.

“Kalova përvojën më të madhe që më hapi sytë në Liban për 3 ditët e fundit duke punuar me UNICEF, ku kam takuar fëmijët në vendbanimet e refugjatëve përmes programit të trajnimit të të rinjve dhe ndërtimit të aftësive. Në veçanti dëshiroj të flas për refugjatët pasi ndjej që kam një lidhje personale kur shoh njerëzit të përshtaten me çdo rrethanë, në të cilën ndodhen për shkak të konfliktit. Asnjë familje ose fëmijë nuk dëshiron të largohet nga shtëpia.

Të gjithë kanë ëndrra. Ata të gjithë e meritojnë barazinë dhe një vend për të qenë në gjendje të jetojnë, të mësojnë dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë. Unë gjithmonë besoj tek fëmijët, pasi ata janë e ardhmja jonë dhe ne duhet të kujdesemi për ta. Ishte një përvojë zemërthyese dhe emocionale, por shpresëdhënëse, pasi këta fëmijë ende qeshnin dhe buzëqeshin në një situatë të keqe. Unë i kam përjetuar të gjitha aktivitetet dhe mundësitë që UNICEF u jep të rinjve që kanë mbetur pa shtëpi për shkak të luftës në Siri dhe është mirë të shohim se këta fëmijë, kanë një komunitet ku ndihen të sigurt dhe të mbrojtur”.

Kjo vizitë e Dua Lipës është pritur mirë nga të gjithë ndjekësit e këngëtares dhe veçanërisht partneri i saj, i cili nuk mund të rrinte pa komentuar.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *