• |
ide | kryesore

Champions/ Juventus pa Chiellini e Mandzukic kundër Ajax: kthehet Emre Can

Sport



Giorgio Chiellini duket se nuk do tia dalë të jetë edhe në ndeshjen e kthimit të cerekfinaleve të Champions League kundër Ajax të martën në mbrëmje në Allianz Stadium. Mbrojtësi i Juventus nuk ka rikuperuar ende nga problemi në pulpë dhe është larguar nga qendra stërvitore e bardhezinjve, pasi ka kryer vetëm stërvitje të personalizuar, pa marrë pjesë në stërvitjen e pasdites. Lajmet e mira për teknikun Massimiliano Allegri vijnë me rikuperimin e Emre Can, ndërsa me grupin kanë punuar edhe Douglas Costa e Khedira e Rugani.

Preokupon gjendja e Mario Mandzukic, që pikërisht gjatë nxemjes ka ndjerë një dhimbje dhe është në dyshim të fortë për sfidën me Ajax. Nga ajo që është kuptuar, duket se shkohet drejt mungesës së sulmuesit kroat në 11-shjen titullare, por Mandzukic rrezikon të mos jetë as në pankinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *