• |
ide | kryesore

Champions/ ‘Profeti’ Mourinho thumbon’ CR7 e Messi: “Nuk do çuditesha nëse Juve e Barcelona eleminohen”

Sport



Josè Mourinho paralajmëron Juventus e Barcellona. I intervistuar nga ‘Russia Today’ në prag të cerekfinaleve të kthimit të Champions League, tekniku portugez ka shpjeguar se duhet të presim surpriza. Bardhezinjtë presin në shtëpi Ajax, pas 1-1 në Amsterdam, ndërsa blaugranat Manchester United, pas fitores në Old Trafford 1-0, por për Special One Juve e Barça kanë vetëm një “avantazh të lehtë e nuk do të befasohesha nëse njëra eleminohet, ose ndoshta të dyja”.

“Rezultatet tregojnë që të gjithë e kanë një mundësi. Askush nuk e përballon ndeshjen e kthimit duke menduar se ‘është e kryer, kemi kaluar’ ose ‘është e pamundur të kualifikohemi'”. I pyetur më pas, për një parashikim mbi sfidën mes Manchester City e Tottenham, Mourinho ka premiuar armikun e tij Pep Guardiola: “Është vërtetë shumë, po shumë e vështirë. Them City, por me shumë dyshim. Tottenham mund tia dalë. Do të jetë një ndeshje e vështirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *