• |
ide | kryesore

Champions/ Valverde nuk i ka besën United: “Të kujtojmë çfarë i bënë PSG në transfertë”

Sport



Barcelona do të presë Manchester United në ndeshjen e kthimit të cerekfinaleve të Champions League, e fortë në rezultatin 1-0 të marrë në Old Trafford, por kur në mes është Ole Gunnar Solskjaer asnjë arritje nuk është e përjashtuar. Camp Nou, teknikut norvegjez të Red Devils, i ka sjellë një Champions League të fituar si lojtar, duke rikuperuar rezultatin ndaj Bayern Mynich me dy gola në minutat shtesë. Edhe në këtë edicion të turneut, United ka ditur të befasojë të gjithë duke eleminuar Psg në Francë pasi ishte mundur në shtëpi. Me pak fjalë, për Ernesto Valverde ka pak motive për të qenë i qetë.

“Nuk e di cfarë planesh kanë kundërshtarët tanë, por të mos harrojmë cfarë kanë bërë në këtë Champions League në transfertë – ka evidentuar në konferencë për shtyp tekniku i Barcelonës -. Kanë fituar tre ndeshje në katër, duke mundur Juventus e Psg në minutat e fundit. Ne jemi të përqendruar tek vetja, kemi shënuar në transfertë por akoma asgjë nuk është vendosur e nuk do të futemi në fushë duke menduar se kemi një avantazh”.

Kualitetet teknike të Manchester United e trembin jo pak Valverde: “Kanë një mentalitet fituesi e duhet të tregojmë se jemi më të fortë se ata – vazhdoi tekniku -. E mendoj se do të provojnë të përsërisin atë që për ta ka funksionuar në transfertë, por edhe ne jemi mirë e duam të shkojmë në gjysëmfinale edhe pse e dimë që do të jetë një sfidë shumë e vështirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *