• |
ide | kryesore

Dekanët e Universitetit të Tiranës mbështesin shkarkimin e Konit

Lajme, Të fundit



Dy ditë pas pezullimit të Rektorit, Mynyr Koni, dhe lajmit për zëvendësimin e tij, 4 dekanët e fakulteteve të Universitetit të Tiranës në një deklaratë të përbashkët për median kanë vlerësuar këtë vendim të ministres së Arsimit, Besa Shahini.

Ata shprehen se vendimi është efiçent dhe zëvendësimi i tij do t’i hapë rrugë funksionimit pozitiv të Universitetit.

“Vendimi i ministres së arsimit, ishte efiçent. Tani universiteti do të funksionojë pozitivisht. Shkeljet e bëra nga Rektorati nuk mund të justifikohen. Drejtimi i Universitetit të Tiranës është bërë pa zbatuar detyrat. Vështirësi nga mentaliteti i vjetër i drejtimit.”- është shprehur dekani Kule.

Sot, ministrja e Arsimit Besa Shahini në vend të Konit vendosi Bernard Dostin. Dosti më herët mbante postin e zv/Rektorit të Universitetit të Tiranës.



3 Comments

  1. I beni nje kopje te deklarates???

    Ngjan si fake news e UBT ku ishin dakord per shkollen por ne fakt doli e sishte e vertete

  2. dekanet e majte kunder rektorit te djathte. Te gjithe e dine se keta ishin mbeshtetes te klodeta dibres. Nuk dua te mbroj konin por edhe keshtu nuk shkon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *