• |
ide | kryesore

Edy Reja trajneri i Shqipërisë: vetëm FSHF nuk e di…

F1, Sport



E paralajmëruar nga Radio Kiss Kiss Napoli, rreth një javë më parë, konfirmimi vazhdon të vijë nga mediat përtej Adriatikut: Edy Reja është akorduar me Federatën Shqiptare të Futbollit, ose më saktë me presidentin e saj, Armando Duka, për të marrë drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë në eleminatoret drejt Euro 2020.

Akoma një italian për kuqezinjtë, shkruan Sky, sipas të cilëve Edy Reja do të marrë vendin e Christian Panucci në krye të Shqipërisë, ndërsa detajet e kontratës duhet të përcaktohen brenda pak ditësh. FSHF kërkon ti ofrojë Reja në kontratë dy vjecare, ndërsa ish-tekniku i Lazio dëshiron për momentin të firmosë vetëm për një vit. Në prag të dy ndeshjeve të qershorit, kundër Islandës e Moldavisë, trajneri i ri ka menduar ti besojë si asistent Alessandro Calori: që vjen nga një aventurë që zgjati pak më shumë se një muaj me Ternana.

E gjithë kjo, nuk shmang uljen e 73 vjecarit në pankinën e Shqipërisë, si italiani i katërt pas Dossena, De Biasi e Panucci. Kështu, për të gjithë Reja është trajneri i ri i kombëtares dhe të vetmit që nuk dinë gjë për këtë çështje janë zyrtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit. Komunikimi i fundit i zëdhënësit Vrecani, se kur do të bëhet prezantimi i trajnerit të ri është se fillimisht, “duhet të mësojmë edhe ne cili do të jetë, pastaj të caktojmë datën e prezantimit”.

Në këtë rast, nuk është faji aspak i zyrës së shtypit të FSHF, por presidenti Duka, që ka ekskluzivitetin e zgjedhjes kujdeset deri në detaje, që lajmin ta japë kur do, aty ku dëshiron. Kështu, që për të gjithë të tjerët…sa mirë që lajmet vijnë nga Italia.

KUSH ËSHTË EDY REJA

36 vjet në detyrë, nga 1980 kur debutoi në pankinën e Molinella e deri në 2016 kur mbylli eksperiencën me Atalanta: natyrisht kulmi për Edy Reja ka qenë drejtimi i Lazios, por duhet për mendur fakti që prej 3 vjetësh është në inaktivitet…

I lindur në Lucinico, nga një familje me origjinë sllovene, u përfshi që i vogël në rradhët e SPAL. Debutoi shumë i ri në Serie A e, së bashku me shokë skuadre me Fabio Capello, Luigi Pasetti e Adriano Zanier fitoi, në 1965, Kampionatain e moshave. Në karrierë si futbollist, që zgjati nga 1963 në 1977, përvec SPAL, veshi fanellën e Palermos, Alessandria e Beneventos me të cilët mbylli karrierën si lojtar.

Duke nisur nga 1979 Reja nisi aventurën e gjatë si trajner, që e coin ë një rrugëtim mes skuadrave të shumta të drejtuara në nivele të ulëta, deri kur arriti në Serie B me Pescara në sezonin 1989-1990, duke marrë vendin e të shkarkuarit Ilario Castagner.

Ka arritur katër promocione në Serie A: e para me Brescia në 1997, e dyta me Vicenza në 2000, e treta me Cagliari në 2004 dhe e katërta me Napoli në 2007. Arritjen më të madhe e ka si trajner i Lazios, kur në 10 shkurt 2010, pasoi të shkarkuarin Davide Ballardini, duke zgjidhur kontratën me consensus me kroatët e Hajduk Split. Në sezonin e dytë në krye të bardhekaltërve, e renditi Lazio në vendin e pestë, duke e kualifikuar në Europa League me 66 pikë. Rikthehet në Romë, me Lazion në 4 janar 2014 pas shkarkimit të Vladimir Petković, por në 12 qershor 2014 vendosi të largohet, pasi e renditi skuadrën në vendin e nëntë me 56 pikë (nga të cilat 36 pikë të bëra në 21 ndeshje).

Pas pankinës së tij të fundit në Serie A, ajo e Atalanta në sezonin 2015/2016, Reja ishte kthyer në xhiron e kampionatit falë Napolit të Aurelio De Laurentiis (klub që e kishte sjellë nga Serie C në elitën e futbollit italian) me detyrën e supervizorit të sektorit të të rinjve napoletanë: një detyrë që tashmë është i detyruar ta ndërpresë, për shkak të thirrjes së Kombëtares shqiptare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *