• |
ide | kryesore

Epidemia e fruthit godet rëndë Maqedoninë e Veriut, 130 raste të reja javën e fundit

Lajme
Fruthi



130 raste të reja me fruth janë regjistruar gjatë javës së shkuar në 11 qytete të Maqedonisë së Veriut. Raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik tregon se 57 prej rasteve të reja janë regjistruar në kryeqytet ku 70% e tyre janë të pa vaksinuar apo me status të panjohur vaksinal, ndërsa pjesa tjetër e të prekurve është nga dhjetë qytete të ndryshme të vendit. Më shumë se gjysma e të prekurve janë fëmijë të moshës nga 0-4 vjeç. Pos qytetarëve, deri më tani nga fruthi janë prekur rreth 100 persona, personel mjekësor nga shumë Klinika dhe Spitale. Në fillim të javës që vjen, komisioni për sëmundje ngjitëse do të vendos nëse do të shpall epidemi në gjithë territorin e vendit.

“Pjesa më e madhe e personelit mjekësor të prekur nga fruthi janë nga Klinika e Fëmijëve por kemi raste edhe nga Klinikat e tjera, d.m.th nga më shumë vende. Ka raste edhe të mjekëve amë, dhe specialistëve. 2:52 Më shumë se 60% e personelit mjekësor janë të pa vaksinuar apo të vaksinuar vetëm me një dozë, ka dhe raste ku nuk dihet statusi i tyre vaksinal megjithatë një pjesë e caktuar janë të vaksinuar.  3:15 Komisioni për sëmundje ngjitëse ka dhënë rekomandim që të gjithë punonjësit shëndetësor të vaksinohen” – tha Vlladimir Mikiç nga Instituti i Shëndetit Publik.

Epidemiologët apelojnë që prindërit të mos i dërgojnë fëmijët me temperaturë nëpër Klinika, pa udhëzimin e mjekut.

“Apeloj deri tek të gjithë prindërit që pa ndonjë nevojë të posaçme të mos i sjellin te Klinika e Fëmijëve posaçërisht gjatë periudhës së kujdestarisë. Temperatura e lartë nuk është indikacion për kontroll urgjent në Klinikë. Është e nevojshme të respektohet sistemi, fillimisht të kërkohet udhëzim nga mjeku amë derisa ai vendos se fëmija duhet të dërgohet në Klinikë atëherë fëmija të dërgohet në kontrollë. Kjo është ndër sëmundjet që janë 100% ngjitëse, mjafton që të jeni në të njejtën hapësirë ku ka qëndruar ndonjë fëmijë me fruth 2 orë më parë që personi të preket nga sëmundja”.- shtoi ai.

Deri më tani gjendja e epidemisë është shpallur  vetëm në territorin e Shkupit, Tetovës, Kumanovës, Gjevgjelisë, Kërçovës dhe Strugës. Numri total i personave deri në moshën 14 vjeçe të cilët janë vaksinuar që nga fillimi i epidemisë e deri më tash në gjithë territorin e shtetit është 19,461, ku mbi 11,000 janë vetëm në Shkup.

Fruth



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *