• |
ide | kryesore

Hajdutët u mësyjnë të moshuarve në shtëpi, u grabisin kursimet e pensionit

Lajme, Të fundit



Një grabitje ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Peshtan të Fierit. Autorët kanë depërtuar nga dritarja në banesën e shtetasit me iniciale L.F, 66 vjeç, dhe kanë arritur të vjedhin një shumë prej rreth 500 mijë lekësh te vjetra, si edhe disa sende me vlerë.

Grabitja është kryer ndërkohë që dy bashkëshortët e moshuar nuk gjendeshin në shtëpi, pasi ishin larguar për të punuar bahçen. Shuma e vjedhur e parave ishte grumbullim i pensionit mujor të çiftit. Të moshuarit kanë denoncuar vjedhjen në rajonin e policisë, ku ka nisur hetimin për ngjarjen dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *