• |
ide | kryesore

Hera e parë në 856 vjet që bie zjarr në katedralen Notre Dame

Lajme, Të fundit

Katedralja e njohur ‘Notre Dame’ në Paris është përfshirë nga zjarri. Shkaku nuk është bërë akoma i ditur. Zyrtarët dyshojnë se ngjarja ka lidhje me punimet për rinovimin e katedrales. Pamjet e postuara në rrjetet sociale tregojnë flakët dhe tymin mbi godinën 856-vjeçare. Kjo është hera e parë që ky objekt antik përfshihet nga flakët. Ndërtimi i kishës daton që në vitin 1163. Vitin e shkuar, Kisha Katolike në Francë kërkoi me ngulm që të jepen fonde për katedralen, pasi ajo kishte nisur të shembej. Referuar mediave vendase, deri në këto momente nuk janë regjistruar persona të lënduar apo viktima, ndërsa zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e flakëve.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu