• |
ide | kryesore

Java nis me shi, çfarë do të ndodhë me motin këto ditë

Lajme, Të fundit

Dita e sotme karakterizohet nga moti i lagësht dhe reshje shiu në pothuajse të gjithë territorin e vendit.


Sipas IGJEUM, temperatura maksimale do të shënohet në zonat e ulëta, 18 gradë celsius, ndërsa minimalja në zonat malore, 3 gradë.


Sot priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Dibër, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër. Ekziston mundësia që në zona të kufizuara të qarqeve gjatë pasditeve, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre). Në zona shumer ter kufizuara reshjet mund të shoqërohet edhe me rrufe dhe breshër.

Të hënën temperaturat do të jenë në bregdet  11 / 18 °C, në vendet e ulëta 10 /18 °C dhe në vendet malore 3 / 13 °C.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu