• |
ide | kryesore

Jordyn Woods fotografohet krah një mashkulli në Coachella

Paparazzi, Slider



Ajo është përjashtuar nga klani i motrave Kardashian-Jenner, pasi u puth në shkurt me ish-partnerin e Khloe-s, Tristan Thompson.

Pas skandalit, Jordyn Woods u fotografua duke biseduar me një mashkull misterioz në festivalin e muzikës “Coachella”, mbrëmjen e së dielës.

21-vjeçarja po përpiqej që të fshihej, pasi kishte zgjedhur të mbante veshur një pulovër me kapuç dhe gjysmën e fytyrës e kishte mbuluar me shami.

Ndërkohë që nuk dihet ende asnjë detaj për mashkullin që qëndronte me të.

Ajo u përpoq të mos tëhiqte vëmendjen e mediave gjatë festivalit, si dhe të shmangte disa herë Kendall Jenner, e cila gjithashtu ndodhej atje.

21-vjeçarja tregoi të dielën se ndodhej në event bashkë me motrën e saj Jodie dhe këngëtaren H.E.R.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *