• |
ide | kryesore

Koulibaly mbrojtësi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave: 130 milion euro e Napoli për… kampion

Sport



E kishin lajmëruar: Kalidou Koulibaly mund të bëhet së shpejti mbrojtësi më i kushtueshëm i historisë së futbollit. Për qendrorin e Napolit është hapur tashmë një ankand ndërkombëtar (vetëm javën e kaluar u përfol për Bayern e Barcellona), por është mes Manchester City e United që po luhet në këto momente ndeshja e vërtetë: dy klubet e Manchester janë gati të bëjnë cmendurira në merkato për franko-senegalezin e sipas asaj që bën të ditur Sunday Express, Red Devils kanë gati një ofertë prej 110 milionë stërlina (rreth 125 e 130 milionë euro) për të patur lojtarin.

Koulibaly, që preferohet më shumë se francezi Raphael Varane, në dalje në fund të sezonit nga Real Madrid, do të bëhet kështu mbrojtësi më i kushtueshëm i të gjitha kohërave, duke i marrë vendin e parë hollandezit Virgil Van Dijk, që u largua nga Southampton për të veshur fanellën e Liverpool për shifrën e 84 milionë euro. Një thesar i vërtetë për presidentin De Laurentiis, që në 2014 pagoi për Koulibaly rreth 8 milionë, për të ndërtuar një program merkato të denjë për ti shkëputur titullin kampion Juventus nga fanellat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *