• |
ide | kryesore

Krimet e Rënda refuzojnë kërkesën për liri të Ndokës dhe Çukos, avokati Haxhia kundërshton edhe sekuestron e pasurive

Lajme, Të fundit



Ish-deputetëve të Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çukos, të arrestuar në kuadër të operacionit “VOLVO 4”, u është refuzuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkesa  për liri përmes ndryshimit të masës së sigurisë “arrest shtëpiak”.

Ish-ligjvënësi Ndoka akuzohet për falsifikim të dokumenteve, të vulave, të stampave dhe të  formularëve, si edhe për shpërdorim të tokës në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, të përfshirë në veprimtarinë e tjetërsimit të tokave në zonën bregdetare të Qarkut të Lezhës.  Avokati i Ndokës, Maks Haxhia, është shprehur se ka apeluar vendimin për sekuestron e pronave në emër të famijes Ndoka, pasi sipas tij nuk ka asnjë metër tokë në emër të klientit të tij.

Ndërsa, ish-deputeti Çuko, dyshohet se është i përfshirë në aktivitetin e korrupsionit pasiv gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e drejtorit të Burgjeve. Emri i tij është lakuar në tabulatet telefonike kur po përgjohej një nga anëtarët e një grupi kriminal të trafikut të drogës, i cili pohonte se ish-kreu i Burgjeve jepte leje për të burgosurit kundrejt pagesave. Në një nga rastet e dokumentuara nga organi i akuzës, dyshohet se Çuko ka përfituar para dhe një automjet si shpagim ndaj transferimit të një të dënuari.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *