• |
ide | kryesore

Lumi i kokainës vazhdon drejt Shqipërisë

Kryesore, Lajme



Autoritetet shtetërore në Maltë vijojnë të kapin ngarkesa me kokainë që janë të destinuara për Shqipërinë. Një ditë më parë njoftohet se u kapën 91.25 kg kokainë të fshehur brenda tre kontejnerëve në Freeport.

“Herët në mëngjes në njësinë e monitorimit doganor të kontejnerëve janë përzgjedhur disa kontejnerë për skanim. Pas skanimeve fillestare, u vërejtën parregullsi në tre kontejnerë. Dyshimet për drogë u konfirmuan nga kontrollet fizike. Droga ishte paketuar në 76 pako dhe nëse do të hidhej në treg, sasi e kokainës do të kapte vlerën e rreth 10.3 milion euro” thuhet në njoftimin për shtyp të autoriteteve doganore të këtij vendi.

Operacioni ka zgjatur 19 orë dhe ka vazhduar në orët e hershme të mëngjesit të së hënës (15 prill). Kontejneri i parë dhe i tretë kishin mbërritur në Maltë nga Amerika e Jugut dhe do të vazhdonin rrugën drejt Durrësit, në Shqipëri. Ndërsa kontejneri i dytë, gjithashtu nga Amerika e Jugut, do të nisej drejt Selanikut të Greqisë.

“Në kontejnerin e parë kishte 20 pako kokaine, të cilat peshonin 24 kg në vlerë prej 2.7 milionë euro, në të dytin ishin 40 paketime me peshë 48 kg në vlerë 5.4 milionë euro, ndërsa në kontejnerin e tretë, ishin 16 pako që përmbanin 19.25 kg kokainë me vlerë 2.2 milionë euro. Kontenieri i parë dhe kontenieri i tretë ishin tranzit në Maltë, dhe po vinin  nga Amerika e Jugut drejt Durrësit, në Shqipëri, ndërkohë që kontenieri i dytë, edhe ky i nisur nga Amerika e jugut kishte destinacion Selanikun në Greqi” thuhet në njoftimin e Departamentit te doganes në Maltë.

Ndërkohë që rreth një javë më parë, saktësisht në datë 9 prill u kapën 24 kg kokainë. Destinacioni ishte sërish Shqipëria. Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet malteze vetëm gjatë këtij viti janë sekuestruar rreth 606 kg kokainë, me një vlerë 68.2 milionë euro. Policia vijon hetimet për të zbuluar rrjetin kriminal të këtij trafiku.

Natyrisht që e gjithë kjo sasi e madhe kokaine që vjen në Shqipëri nuk është e destinuar për tregun vendas. Shqipëria përdoret si vend tranzit. Droga që mbërrin këtu, përpunohet në laboratore dhe më pas shpërndahet në vende të tjera të Europës.

©LAPSI.al 



7 Comments

  1. nuk besoj te kete qene olsi mbas kesaj ngarkese.ai merret me 500 kg e lart.ketu do jete ndonje dosh frrok rrok lesh ose presh.me nje fjale skalioni i dyte i partise

  2. Lumi i droges, sukses i qeverise. E theme keshtu sepse, tashme eshte vertetuar kater ciperisht, qe ky pushtet, mbeshtetet vetem ne mafijen e droges e korrupsionit. Edhe ne kete rast, adresa, apo kerkuesi i kontenjerit, do mbese pa adrese, e drejtesia e Rames do bejne sikur po ndjekin problemin, si gjithenje me stilin e shuarjes se problemeve te renda qe rendojne kryesisht mbi kete pushtet Por habia eshte se si ka mundesi, qe te tere keta pushtetare, me krye pushtetarin e harbuar, e djallezuar, nuk flasin, apo te marrin pergjegjesite qe rendon mbita. Kjo trego qe keta te korruptuar shtetare, vetem bejne poltke mashtruese, se realiteti eshte ajo qe po kerkon populli ne protesta, si i vetemi shpetim nga ky ,e keta barbare kriminele te mafies narkomane te ketij pushteti.

  3. Lalacet i ka terbuar edvin droga. Jane fluturuar me lresh ne bythe.
    Kur hyn lepuri ne Rrigizhine, Lushnja shpalle gadishmerine , thoshte dikur il populo. E cdo e hane keq fare sh dh shpejt

  4. Lalacet i ka terbuar edvin droga. Jane fluturuar me lresh ne bythe.
    Kur hyn lepuri ne Rrigizhine, Lushnja shpalle gadishmerine , thoshte dikur il populo. E cdo e hane keq fare sh dh shpejt????

  5. Sa te jete gjalle agjenti i UDB salih RAM berisha,Bisturia kokaina do vazhdoje dhe me shume,klani famekeq Trusti i Geshtenjave antaret e ketij klani jane shtrire ne angli hollande spanje gjermani belgjike,ky xixa me pelqeu ne komentin e tij kur permend nje nga fjalet qe lulu e permend me shume ne daljet punlike e cila eshte,eshte vertetuar kater ciperisht,dhe xixa permend fjalet e luluse,kjo flet shume qe ti dhe vizualisht vishesh si lulu,floket i ke si lulu,por me te rendesishmen ke lepirjen qe lulu e ka per qef,do te beje nje foto ty dhe do ta botoj,te premtoj o xixa

    1. i pa emer e me mut ne tru-sa te ket bythlepires e krymba qenefi si ti ram kokaina han mut iliri e pall METE NE LALZ.TY TE KA VETEM TI PASTRON BYTHEN KUR E BEJN PIS.ik tash i pa emer fitove me komentin ne tripel racion muti te negjmijes,anetes e spiropidhit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *