• |
ide | kryesore

Ministrja Shahini nuk pret vendimin e Metës, gradon zv.rektorin në vend të Konit

Lajme, Të fundit



Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, ka zëvendësuar rektorin e pezulluar të Universitetit të Tiranës, Mynyr Konin, duke mos respektuar procedurën e parashikuar nga ligji. Sipas rregullave proceduriale, duhet pritur që Presidenti i Republikës, Ilir Meta, të shprehë vendimin e tij lidhur me shkarkimin e Konit.

Megjithatë, ministrja Shahini ka komanduar për të zëvendësuar rektorin Koni, Bernard Dostin, zv.rektorin aktual të UT-së. Dosti, pedagog i Fakultetit të Ekonomisë, do të mbajë pozicionin e zv.rektorit deri në dhënien e vendimit të formës së prerë.

 



4 Comments

  1. tashti edhe kufomat politike te kosoves kishim mangut per ministre,o zot pse paska qene e shkruajtur qe ky popull te vuaje akoma keshtu,pse?sa shume ka rene krenaria shqiptarit,sa te pa vullnet paskemi qene,sa shpejt nenshtrohemi,poshtrohemi,nga nje grusht njerez qe po na lene qyqare pa femije ne sofer,pse mor shqipetare pse?,po pse ishit te gatshem te digjnit vendin ne 97,ten pse u vrate me njeri tjetri kot pse hapet k

    aqvarre mes njeri tjetrit pse?,gjynaf ku jemi katandisur

  2. Pse???!!! Sepse koha tregoi se jemi popull dembel i papergjegjshem dhe pesh e lehte. Arogant. Dhe injorant pse jo. Dhe te padegjueshem. Dhe mendjemedhenj. Pa komunikim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *