• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta bashkëshortja e ish-presidentit serb Milosheviç

Paparazzi, Slider



Bashkëshortja e ish-presidentit serb Slobodan Milosheviç, e mbiquajtur shpesh si “Zonja Makbeth e Ballkanit”, ka ndërruar jetë këtë të dielë në Rusi, në moshën 76-vjeçare.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e lajmeve “AFP” nga një mik i Mira Markoviçit. Mediet lokale në Serbi raportojnë se Markoviç ka ndërruar jetë në një spital të Moskës.

Në vitin 2003, Markoviç, e cila njihej për ndikimin e saj të madh te bashkëshorti i saj, u largua nga Serbia ku po ndiqej penalisht për abuzim me pushtetin, teksa dyshohej edhe për kontrabandë cigaresh dhe vrasje politike. Në 2008-n, Rusia iu dha azil politik asaj dhe të birit, Marko Milosheviç, pasi Serbia lëshoi një mandatarresti ndërkombëtar në emër të tyre, në lidhje me pretendimet për kontrabandën e duhanit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *