• |
ide | kryesore

Nga Shkurtaj tek Dunga: tek Luftëtari dinë të gjejnë goleador…

Sport



Ismael Dunga, nuk ishte emri më i njohur në Superiore, por e fitoi vëmendjen me zhurmë golash dhe performanca impresionuese, nga ato që jo vetëm po udhëheqin Luftëtarin drejt shpëtimit, përmes kampionatit dhe Europës përmes Kupës së Shqipërisë, por kanë bërë të harrohet Vasil Shkurtaj, i transferuar në janar në Kukës.

Skeptikët menduan se Luftëtari humbi forcën kryesore me ikjen e qendërsulmuesit më të kërkuar në Superiore, që në gjysëm e parë të kampionatit kishte shënuar 7 gola, por bluezinjtë sic duket i kishin indikacjonet e duhura, se kishin në dorë potencialin për ta zëvendësuar. Natyrisht nuk është e thjeshtë të adaptohesh në një kampionat të ri, me futboll ndryshe, por keniani ka treguar marzhe të forta përmirësimi, duke shkuar në gol në katër nga pesë ndeshjet e fundit. Për 26 vjeçarin vlen shumë edhe tregolëshi i parë në Superiore, kundër Partizanit, që në këtë mënyrë është shndërruar në viktimën e preferuar. Me gjithë ndeshjen e kthimit në Kupë golat e shënuar kundër të kuqve janë 4.

Në total Dunga e ka gjetur rrjetën 6 herë, duke iu afruar shifrës së Shkurtajt, që më tre golat me fanellën e Kukësit e ka cuar kuotën në 9. Luftëtari nuk entuziazmohet nga gara në distancë e dy sulmuesve, por nga fakti se Dunga ka marrë përsipër skuadrën në një moment delikat, duke treguar forcë fizike, nuhatje para portës dhe teknikë fine, gjë që e bëjnë 26 vjecarin liderin e duhur në momentin e duhur për bluezinjtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *