Ozge Borak ka marrë pjesë së fundmi në një event mode.
Ajo ka ecur në pasarele si një modele, ku nuk mund të kalonin pa u vënë re linjat e saj trupore. 37 vjeçarja provoi se nuk është vetëm një aktore por edhe një modele e zonja.
“Ndihem shumë e vlerësuar, do të jetë një moment i paharrueshëm në jetën time. Sigurisht nuk jam modele, por dhash maksimumin tim” – u shpreh aktorja.
