• |
ide | kryesore

Përballë Veliajt në Tiranë? Tabaku: Nuk kam folur për këtë me Bashën

Lajme, Të fundit



Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku e ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv foli me vendosmëri të plotë se në 30 qershor nuk ka për të pasur zgjedhje lokale pa opozitën. Ajo është një nga emrat e lakuar se mund të jetë përballë Erion Veliajt në garë për bashkinë e Tiranës, por a do të pranonte ajo ta sfidonte?

“Është kënaqësi kur dëgjon dhe vlerësohesh, nuk mund ta mohoj që kam lidhje të veçantë me Tiranën, por nuk do të ketë zgjedhje lokale. PD ka shumë kandidatë për Tiranën. Nuk besoj që do të jetë rasti që të diskutojmë kaq shpejt për zgjedhje lokale, pasi ka ende shumë kohë. Nuk ka pasur asnjë diskutim të tillë me Bashën, mendoj që për mua është herët për një angazhim të tillë. Nuk ka pasur diskutim të brendshëm në PD, është i gjithi i jashtëm” – tha Tabaku.



4 Comments

  1. OPOZITA E DORDOLECEVE NE PARLAMENT NUK ESHTE OPOZITA QE MENDON TI SE NUK ESHTE ME! OPOZITA E VERTETE ESHTE POPULLI, DO TA KUPTONI SA NJEREZ TE HELMUAR KENI KUNDER! NGA NJE ISH SOCIALIST TE VJEN KOMENTI O LANGARAQ

    1. O idiot me mbledhë krejt lapangjozët e rilindjes nuk bëheni të zotë as sa ka qenë kjo femër kur ka mbaruar shkollën e mesme. Debil!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *