• |
ide | kryesore

Pezullimi i rektorit Mynyr Koni, kulmi i një sulmi të vazhdueshëm nga Edi Rama

Lajme, Të fundit



Pezullimi i rektorit të Universitetit të Tiranës nga ministrja e Arsimit dhe kërkesa tek Presidenti për shkarkimin e tij është vetëm kulmi i një përplasje që ka nisur prej kohësh mes tij dhe qeverisë. Prej javësh kryeministri Edi Rama e fajësonte Mynyr Konin si penguesin kryesor të zbatimit të “Paktit për Universitetin” dhe kujtonte kuadrin ligjor, se si mund të ndërhynte Qeveria.

Rama e linconte rektorin e UT-së edhe për cështjen e verifikimit të titujve akademikë, të një lloj vettingu që u kërkua nga studentët gjatë protestave. Sipas kryeministrit ai nuk donte që ky proces të niste. Duke ndjekur hap pas hapi deklaratat e Ramës, ishte i pritshëm vendimi i Ministrisë së Arsimit ndaj rektorit të universitetit më të madh në vend.

Vec pezullimit, ministrja Besa Shahini nuk humbi kohë fare, por gjeti pasuesin e tij në krye të universitetit. Mynyr Koni u zëvendësua nga zv.rektori Bernard Dosti, i cili nuk është një emër i panjohur për publikun. Ai ra në ‘grackën’ e Taulant Mukës, i cili e denoncoi për punim doktoral plagjaturë.  Fill pas këtij denoncimi, Mynyr Koni iu drejtua me një letër Dekanit të Fakultetit të Ekonomisë, aty ku kishte mbrojtur punën e tij, Bernard Dosti.

Në letër i kërkonte nisjen e procedurave verifikuese në drejtim të zëvendësit të tij për çështjen e plagjiaturës. Kjo ishte molla e sherrit që doli në sipërfaqe mes Dekanit, Dhori Kule dhe Rektorit të UT, Mynyr Koni. Rektori Koni e bazonte kërkesën e tij mbi artikujt e publikuar në media pas denoncimit të Taulant Mukës. Kule e refuzoi kërkesën e Konit dhe e akuzonte atë për gjueti shtrigash duke u bazuar në shpifje.

Vetë Muka u është rikthyer akuzave për plagjiaturë ndaj Bernard Dostit dhe emërimin e tij në krye të Universitetit të Tiranës e interpreton si standardin që kërkon kjo Qeveri.

Opozita nga ana tjetër është kundër vendimit të Ministres së Arsimit. Luçiano Boçi e akuzoi Besa Shahinin për shkelje të rënda ligjore. Sipas PD-së ky është një akt i kapjes së universitetit më të madh në vend nga qeveria.

Kundër Mynyr Konit nuk është vetëm qeveria, por edhe disa rektorë të Universitetit të Tiranës. Mes tyre spikat Dhori Kule, dekani i Fakultetit të Ekonomisë. Ai e akuzon Konin për keqmenaxhim, tejkalim kompetencash dhe bllokim të aktiviteteve universitare.

Së bashku me disa dekanë të tjerë, përfshirë këtu edhe atë të Juridikut, Artan Hoxha, Kule është shfaqur jo rrallë në takimet e zhvilluara nga Kryeministri Edi Rama me studentët, pas protestës së dhjetorit të vitit të kaluar. Dekani i Fakultetit Juridik e ka përshëndetur vendimin e Ministrisë së Arsimit për pezullimin e rektorit Mynyr Koni. Sipas tyre ky është hapi i duhur për zhbllokimin e situatës së krijuar në Universitetin e Tiranës.

©LAPSI.al



8 Comments

  1. Edhe pse pa shkolle palloshi i gjate , le ta beje edhe rektorin vete . Sikur te hiqte edhe avokaten e popullit do ishte akoma me mire . Ky eshte fundi yt i pashmangshem o ram kadriu.

  2. Zevendesuesin e rektorit nuk e zgjedh Ministrja, shefo!!
    Osht zgjedh prej votimeve .

    Sa per kuriozitet, cfare qekan keta “disa rektore te Universitetit te Tiranes” qe qekan dhe kundra Konit? Qe kur paska kaq shum rektore Universiteti mre!!

  3. Të shkruash një tekst për Qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama nuk është e lehtë.

    E kam fjalën për atë lloj teksti, që për arsye përmbajtësore dhe kuptimore, je i detyruar të përdorësh fjalë të tilla si:

    debil, delikuent, çyryk, lahper, sigurims, hafije, kleptoman, birë kurve, përdhunues kronik, brekë me vrimë, maniak seksual, bythëlëpirës, tyryfyçkë, kadri, kazanë, çitjane, kollare (kuptimi i të futmes pas krahëve), cullak, drogë, kokainë, heroinë, hashash, magazinë droge, avion droge, air albania, aeroport, grabitje me armë, taulant balla, hafije e pagueme, mashtrues, kriminel, treg deputetësh, vangjush dako, 50 euro, niçe, ministër droge, banda e habilajve, saimir tahiri, skaf, audi AA003GB, muç, baton, vangjel, teveqel, alfred, kryepolic, prap alfred, vetting, fatmir xhafa, geron, fred peza, skenderbe, shembje shtëpiash, vrasje e dyfishtë, vrasje e tetëfishtë, vrasje mafioze, fajde, fajdexhi, abi bank, surrel, bunker, landfill, konçension, check up, unaza e re, erion veliaj, griselda, elvis roshi, kulla, grataçela, shembje teatri, derdhje qumshti, tra në rrugë, taksë shurre, shurra në derë, kërpudha helmuese, drita të kuqe, bojë e zezë, gaz, gaz helmues, LHL, sandër lleshaj, nostalgjik enverist, spartak braho, xhelat komunist, krime komunizmi, terrorist komunist, kapterr, ministër i brendshëm i diktaturës, gramoz ruçi, merhuma, ushtarë, parlamentarë, fasadë, liderr, haluçinant, kazan kadri, ppp prokurori, ppp konçension, integrim, hapje negiciatash, knut fleckenstein, viagra, romana vlahutin, don lu, johannes hahn, sorosian, reforma në drejtësi, vila në sauk, ambasadorët, ndërkombëtarët, mbështetje, qeveri e ligjshme, gent cakaj, ministër në detyrë, diplomatë, pasaportë diplomatike, konsull nderi, targa diplomatike, djalë i lexuar, shitje interesash, mbrojtje interesash, demarkim kufiri, shkembim terrirtori, falje deti, marrveshje deti, shitje deti, zgjedhje me shitje, shitje me zgjedhje, zgjedhje dhe shitje të ndershme, sundim i ligjit, sundim i bandave, organe bandash, krerë bandash, krerë institucionesh, peshk i madh, peshk i vogël, peshkaqen, emiliano shullazi (zapata), rektor universiteti, media të pashitura, gazetarë investigativ, artan hoxha, hjeks, rexhep rraja, xhisiela, media, ekrane, debate, shperthime, shpifje, sharje, shpifje me sharje në tentativë, gaz masiv, sulm masiv, sulm me armë në Rinas, firma kofshore, kofshë të fshehura mirë, llogari ofshore (kofshore), bashkia që duam, propagandë e ndyrë, gebels, dhunë informative, skenarë kriminal, dhunë kushtetuese, gjykatë kushtetuese, gjykatë e lartë, opozitë fasadë, opozitë e re, shpresë e re, shembje sistemi, zgjedhje parlamentare, kushtetutë e re, shqipëria si europa… etj, etj, etj.

    Fjalori i Gjuhës Shqipe ka patur një inflacion të paparë hyrjesh, me gjasë fjalë të vjetra e të reja. Por më interesantja në gjithë këtë histori është ndryshimi kuptimor i shumë fjalëve, duke i zhveshur ato nga kuptimi i parë; duke u dhënë ngarkesa të tjera, krejtësisht të ndryshme nga kuptimi i parë i tyre. Profesorët e Gjuhës Shqipe do të duhet të ndërmarrin studime të thelluara për të ndryshuar Fjalorin e Gjuhës Shqipe.

    ***

    Lista e fjalëve të reja që kanë ndryshuar kuptim është e gjatë dhe gjerë. Konfuzioni shumë kuptimor i fjalëve të reja duhet eleminuar urgjentisht, sepse, kjo do të lehtësonte komunikimin njerëzor, institucional dhe mediatik. Është i papranueshëm fakti se kur dëgjojmë fjalën ‘taulant balla’, në mendje na vjen një qenie pa formë morale, veshtirë e përkufizueshme sipas parametrave normal, ndërkohë që folësi ka në mendje Taulant Ballën e vërtetë. Domethënë, konfuzioni që shkaktohet është kaq i madh, sa ti e ke të vështirë të kuptosh nëse është vetëm një taulant, dy taulanta, apo dhjetë taulanta me të njëjtin emër, që bëjnë edhe 100 punë të tjera. E di se ky lloj studimi paraqet shkallë të lartë vështirësie dhe rrezik për shëndetin dhe mirëqenien mendore të studiueseve. Megjithatë, një përpjekje si kjo është domosdoshmëri absolute, nisur nga rrethanat e pazakonta ku ndodhet mirëkuptimi i saktë i fjalëve në komunikimin publik.

    ***

    Fjala ‘edi rama’ ngatërrohet lehtësisht me një njeri të gjatë dhe cullak, herë herë me çitjane, i hallakatur mendërisht, me një agresivitet verbal të lartë, përçmues dhe injorant njëkohësisht, shantazhues dhe zhvatës, mashtrues dhe cinik. Por për fat të keq, fjala ‘edi rama’ ka edhe kuptimin e emrit të Kryeministrit të Shqipërisë. Ky fakt e rrënon pritshmërinë që njerëzit duhet të përceptojnë kur përmendet emri i Kryeministrit, prandaj kontradikta kuptimore duhet sqaruar njëherë e mirë, përndryshe, emërtimi me të njëjtin fjalë i shumësisë kuptimore të fjalëve dhe shprehjeve, paraqet një rrezik potencial keqkuptimi gjuhësor, që sjell konfuzion të lartë në shoqëri, zhdukë dallimin mes të mirës dhe të keqes, legalizon poshtërinë dhe moralin e ulët shoqëror, lartëson veset, ngre në piedestal perversitetet, glorifikon ndyrësinë, mashtrimin dhe hipokrizinë.

    ***

    Kuptimi i parë dominues i fjalës ‘erion veliaj’ që të vjen në mendje është hipokrizia dhe mashtrimi gebelsian, i dikujtë që shfaqet 24 orë në çdo ekran televiziv, i paskrupullt, cinik dhe pervers, gënjeshtar dhe mashtrues patologjik. Në të vertetë, këtë fjalë e mban si emër Kryetari i Bashkisë Tiranë, njëkohësisht edhe njeriu që kërkon mandatin e dytë si Kryebashkiak, njëkohësisht edhe pasuesi potencial i Kryeministrit në krye të Partisë Socialiste. Definimi kuptimor i fjalës ‘erion veliaj’ do të ndihmonte jashtëzakonisht shumë Partinë Socialiste të Shqipërisë, që të parandalojë kapjen dhe shkatërrimin përfundimtar të një partie të rëndësishme shqiptare.

    ***

    Titulli i këtij shkrimi përbëhet nga një fjalë që njeh një përdorim të rrallë, për të shenjuar rastin kur gjërat shkatërrohen dhe ngatërrohen keq, shëmtuar, ndyrësisht. Katandisja e situatave, gjendjes shoqërore dhe poshtërsitë politike janë në një nivel alarmant, fyese dhe denigruese për qeniet humane (shqiptare). Ftoj gjuhëtarët, profesorët dhe akademikët të përkufizojnë kuptimin e ri të fjalëve në Fjalorin e Gjuhës Shqipe, përndryshe, na mbyti mutsihania.

    PS: Jeni të lirë dhe të lutur që këtë tekst ta shpërndani sa më shumë.

    1. Gomarin po qe po , por ka me keq . Ti nuk di tjetren,lejfeni edhe pa qene gjinekollog le mushken me barre.

  4. @@@@ I paemer,mushka ka ngel me Barre ne nje fshat te Elbasanit para nja 14 vjeteve,e rralle por ne Shqiperi ndodh gjithcka.Ky Mynyri e ka me hak qe duhet hequr ,pordhac dhe I paafte.Cila opozite eshte kunder?

  5. Ajo që duhet të diskutohet me veprimin e fundit të Ramës për “shkarkimin” e rektorit të Universitetit të Tiranës, nuk më duket se ka lidhje me performancën e tij, por me veprimet e hapura të kryeministrit për të kapur të gjitha institucionet.
    Pasi arbitrarisht e nisi me heqjen e kompetencave të presidentit e kufizimin në maksimum të tyre, në këto 6 vite të qeverisjes së tij , këtë punë e ka bërë me të gjitha institucionet e shtetit.
    Është naive të mendohet se i shkrepi ministres së re të arsimit, e vendosi të shkarkojë rektorin.
    Veprime arbitrare të këtij lloji me institucionet e shtetit po bëjnë të gjithë ministrat e Ramës.
    Ka një paqartësi të madhe në shoqërin shqiptare lidhur me nocionin “shtet” e nocionin “qeveri” duke i ngatëruar me njeri tjetrin.
    Në një sistem demokratik pluralist, qeveria është vetëm një pjesë kryesore ekzekutive e shtetit e zgjedhur me një mandat 4 vjeçar. Administrata qeveritare, që nga kupola e deri në bazë, padyshim që mund të rinovohet vazhdimisht duke përzgjedhur nëpunësit më cilësorë, por kursesi nuk mund të zëvëndësohet e tëra me qëllime politike.
    E njejta gjë duhet të ndodhë edhe me institucionet e tjera të shtetit me parimin e zgjedhjes demokratike.
    Kryeministri pasi “emëroi” të gjithë drejtuesit e institucioneve të pamvarura të shtetit, i kishte ngelur pa emëruar “opozitën” e tani së fundi edhe rektorin e Universitetit.
    A ka ngelur në Shqipëri tani ndonjë institucion i pamvarur i shtetit ?
    Pa i përmendur se do të zgjatesha, sot institucion “i pamvarur” i shtetit ka ngelur vetëm ai i presidentit, apo i avokatit të popullit , por edhe këto me te drejta tepër të kufizuara.
    Edhe vetë qeveria ndonëse e përbërë nga ministritë, ashtu siç ka ministrin e jashtëm të komanduar formalisht, të tillë i ka të gjithë ministrat. Jo vetëm veprimet por edhe retorika e ministrave janë produkt i mëndjes së një njeriu të vetëm, kryeministrit. I vetmi ministër i kësaj qeverie që tenton të krijojë përshtypjen e të pamvarurit, është ministri i shqiptarëve jashtë atdheut, z. Majko

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *