• |
ide | kryesore

Protesta e opozitës/ ZDF: Zemërimi ka nxjerrë në shesh me mijëra, aty nuk ka paqe…

Lajme, Të fundit

Protesta e fundit opozitës e zhvilluar duket se ka tërhequr jo pak vëmendjen e mesiave ndërkombëtare.

Protesta e paralajmëruar më herët nga Partia Demokratike, e cila përfshiu në brendësi të saj një pjesë të mirë të kauzave qytetare, si: Banorët e “Astirit”, Aktivistët e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, “Kuksianët”, “Fermerët” , “Naftëtarët” dhe “Studentët”, por jo vetëm, kauza këto të cilat prej kohësh janë ngritur kundra qeverisë në kërkim të të drejtave të tyre, është pasqyruar nga media ndërkombëtare.

Televizioni gjerman ZDF, ka vendosur ti kushtojë një hapsirë të rëndësishme kësaj proteste duke raportuar se zemërimi ka nxjerr me mijëra njerëz në shesh, dhe u shprehur se vendi nuk është më në paqe.

“Për muaj të tërë, opozita në Shqipëri po kërkon pa sukses dorëheqjen e qeverisë. Zemërimi ka nxjerrë në rrugë mijëra njerëz. Por aty nuk ka paqe.

Gjatë përplasjes së dhunshme mes policisë dhe demonstruese u plagosën disa persona. Mijëra njerëz kërkuan sërish përpara parlamentit dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Kur demonstruesit u përpoqën që të hynin në parlament, policia përdori gaz lotsjellës dhe shkopa gome, njofton media lokale.

Opozita ka bërë thirrje për dorëheqjen e Ramës prej muajsh të tërë. Ajo e akuzon qeverinë për korrupsion dhe manipulim zgjedhor.”- raporton ZDF.

Ndërkohë që zhvillimet e protestës së të shtunës janë ndjekur live në kohë reale nga mediat ndërkombëtare si VOA (Zëri i Amerikës), EuroNeës, si dhe janë pasqyruar përmes shkrimeve edhe në media të tjera si  “Associated Press”,“Daily Mail”, Deëtche Ëelle, “Il Fatto Quotidiano“, “Ëashington Post” , “Reuters”, “La Republica” …

Kujtojmë se protesta e të shtunës nga një protestë paqësore shpërtheu në dhunë, tensione dhe përplasje fizike mes policisë dhe protestuesve, duke lënë disa persona të plagosur. Ndërsa policia ka filluar me procedimet dhe arrestimet e protestuesve, ku deri më tani raportohen për 61 të proceduar, 37 prej të cilëve i ka arrestuar me akuzën “për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë” dhe “për shkatërrimin e pronës shtetërore e private gjatë zhvillimit të protestës së opozitës.”

6 Comments

  1. Po ambasadoren gjermane nuk e ndigjojne keta te zdf apo mer ndonje zarf nga luluja nga fondi rus per kete pune ja dhe shkrimi u be,prandaj dhe kete jave zdf i kishte rene audjenca,pse zdf nuk meret me prostitucionin qe ka mbushur gjermanine mbi 400 mije prostituta eshte problem me i madh per gjermanine ky,se sa nje shkrim qe mund ta shkruaj dhe 55

  2. Si nuk u ben njeher te vetme njerez keta te ripjelljes por vec dokra thon Nuk u besom me njeri more te shkret le te keni jo media e ster media por pushteti nuk mbahet me kerbac o te zinj Ju nje fat keni te sgurt qe do shporreni perfundimisht nga Shqiperia dhe e fundit qe dua tu them mjer ata qe kan ven dor mbi shqiptaret

  3. Njihuni me brigadat e profileve false që mbrojnë Ramën dhe Veliajn në rrjetet sociale
    09:47, 15/04/2019
    Nga Alice Elizabeth Taylor

    Me afrimin e zgjedhjeve lokale, makina e propagandës së qeverisë dhe Bashkisë Tiranë po punon pa ndalim.

    LEXO EDHE:
    Protesta e opozitës, ZDF: Zemërimi ka nxjerrë në shesh me mijëra, aty nuk ka paqe…
    Tre komente të bëra shumë shpejt njëra pas tjetrës në një artikull të postuar nga Exit.al në Facebook, duket se tregojnë mbështetje të palëkundur të qytetarëve për vendimin e qeverisë për të nxjerrë nga shtëpitë e tyre banorët tek Bulevardi i ri, pak ditë më parë.

    Në të vërtetë, vendimi i institucioneve për të hedhur gaz lotsjellës së orën 6 të mëngjesit në shtëpitë e banorëve për t’i detyruar ata të largohen nga shtëpitë e tyre dhe fakti që shtëpitë do të prishen pa u dhënë dëmshpërblim banorëve është i paligjshëm dhe në shkelje të disa ligjeve kombëtare e konventave ndërkombëtare.

    Megjithatë komentet vlerësonin qeverinë për punën e saj, duke pretenduar se shoqëria nuk duhet ta pengojë qeverinë në rrugën e zhvillimit dhe se qeveria duhet të vlerësohet, sepse po mendon për të ardhmen e qytetit. Në komente të tjera shkruhej se banorëve u janë ofruar banesa sociale me ‘kushte shumë të mira’.

    Image

    Një vëzhgim i shpejtë në këto profile tregoi se jo gjithçka është ashtu siç duket sa i përket këtyre komentuesve.

    Kështu, profili i ‘Elsa Memës’ u krijua më 14 shkurt 2019. Postimet në faqen e saj janë ripostime të statuseve të Kryeministrit Rama dhe Partisë Socialiste. Me një kërkim të thjeshtë në Google, u zbulua se fotoja, që duhet të ishte e Elsës, është në të vërtetë një foto e Kim LaCapria-s, një shkrimtare në snopes.com. Shkrimtarja ndodhet në Nju Jork, nuk është shqiptare dhe as nuk është mbështetëse e zjarrtë e Edi Ramës.

    Profili i ‘Dritan Gjokës’ u krijua më 14 shkurt 2019 dhe ai, ngjashëm me Elsa Memën, ka ndarë postime pro-Ramës në faqe. Kërkimi në Google për foton e tij nuk nxori asnjë rezultat (diçka që është e pazakontë në vetvete), por fakti që profili u krijua në të njëjtën ditë dhe ndan të njëjtat poste si Elsa, është i dyshimtë.

    Një koment tjetër pro-qeveritar ishte shkruar nga ‘Blerina Çobani’. Përsëri, profili i saj u krijua në të njëjtën ditë si dy komentuesit e tjerë dhe ndan postet e ngjashme të propagandës, duke përfshirë video nga stacioni televiziv personal ERTV i vetë kryeministrit Rama.

    Fotoja e profilit në këtë profil rezulton të jetë e zonjës Sheryl Sandberg, një e diplomuar në Harvard, e cili ka punuar si zëvendëspresidente në Google dhe Facebook. Sërish, ajo nuk ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk dihet të jetë përkrahëse e Edi Ramës.

    Shembuj të tjerë të profileve të rreme pro-qeveritare mund të gjenden këtu, këtu dhe këtu. Numri i vërtetë i këtyre profileve është i pamundur të përcaktohet në të gjithë mediat sociale shqiptare, por kur gjashtë prej tyre i gjen vetëm në një postim, kjo tregon shumë për situatën e përgjithshme.

    Ajo që është interesante në këtë mes është se këto nuk janë profile në Facebook që kërkojnë hyrje individuale, email, dhe numra telefoni – këto janë faqe. Një përdorues i Facebook-ut, përmes një profili personal mund të ketë një numër të pakufizuar faqesh (fan page), që mund t’i administrojë dhe të publikojë komente, pa u detyruar të regjistrohet si individ i veçantë çdo herë. Kjo do të thotë që një person ka mundësinë për të lënë qindar e mijëra komente nën emra dhe profile të rreme.

    Image

    Një koment tjetër shkruar nga Genti Bala në një artikull tjetër, thotë: ‘Erioni, kryebashkiaku më i mirë që ka pas Tirana ndonjëher’.

    Genti, gjithashtu, ka një faqe (fan page) dhe jo një profil, të cilën e ka hapur më 5 prill 2019. Fotoja në profilin e tij rezulton të jetë foto e një të riu marrë nga një revistë mode.

    Këto janë vetëm disa shembuj të ushtrisë së komentuesve fals që po vendosen në mediat sociale për të lëvduar qeverinë dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës Veliaj. Nuk është e qartë nëse këto profile janë krijuar nga qytetarë të thjeshtë të pakoordinuar apo nën udhëzimet e qeverisë, Bashkisë Tiranë dhe skuadrës së tyre të propagandës. Por është e qartë se këto profile të rreme, duke u hequr si qytetarë po përpiqen të ndikojnë opinionin public, duke falsifikuar mbështetjen për qeverinë dhe Bashkinë Tiranë dhe politikat e tyre që po kritikohen gjerësisht.

    Punësimi i qytetarëve dhe përdorimi i profileve të rreme për të përhapur propagandën qeveritare është fenomen i përhapur në të gjithë botën. Një raport i The Telegraph në vitin 2017 zbuloi se të paktën 30 qeveri po punësonin ‘ushtri tastierash’ për të përhapur propagandën dhe sulmuar kritikët. Ndër këto shtete ishte Turqia, Rusia dhe Kina, të cilat përdorin komentatorë pro-qeveritarë të paguar për të krijuar iluzionin se qytetarët mbështesin qeverinë.

    Taktika të tilla u përdorën gjithashtu për të ndikuar në zgjedhje dhe për të sulmuar mediat që kritikonin qeverinë ose politikanët.

    Një raport në Tirana Times, shkruar nga Genc Pollo në vitin 2016, shkruante se në zyrën e Kryeministrit ishin 40 persona dhe në Bashkinë Tiranë 23 persona, të cilët janë të punësuar për të sulmuar ata që kritikojnë qeverinë në internet. Këto profile të rreme propagandistike (trolls) thuhet se paguhen me taksat tona dhe qëllimi i tyre i vetëm është të formësojnë dhe ndikojnë se si flitet për qeverinë, përmes përhapjes së propagandës, apo edhe fyerjes dhe kërcënimit të atyre që nuk pajtohen dhe kundërshtojnë politikat e Kryeministrit Rama dhe Kryebashkiakut Veliaj.

    Me zgjedhjet që po afrohen, qytetarët duhet të jenë vigjilentë dhe të presin më shumë të tilla komente. Përveç kësaj, ekspozimi në publik i këtyre profileve dhe sjelljes së tyre ndihmojë në luftimin e propagandës së atyre që synojnë të ndikojnë sjelljen e votuesve.

    Botuar në Exit.al

  4. Po ti rrotKari ku e fut veten,ta them une,ti je nje nga ata te shumtet qe lepijne lart e posht bythen e salihut dy here ne dite,ne mengjes dhe darke dhe pastaj shkoni te porthalja e neritanit te salihut dhe beni si bira kurve duke u mare me te tjeret,ate qe rendom e ka bere salihu ne jeten e tij,tani stafeten e keni ju skiftera,paraja ruse ju ka futur ne gare kush te fitoje me shume

  5. Me Ram,Monik,Lul,Berish e gjith klas politike me pjellen e tyre.Te zhduken njeher e mire si fare se na nxin jeten,na hapen barkun se ne 30 vite jete qe kam ne Shqiperi nuk kam degjuar te ken bere dicka te mire per kete popull!Vetem na kane futur ne dhe per se gjalli c’do dite e me shum…ne djall vafshin megjith politik e protesta as na plas me vallaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu