• |
ide | kryesore

Reagon Ermal Fejzullahu pas komentit rracist në foton e Faton Shoshit

Paparazzi, Slider



Ish-menaxheri i Era Istrefit, Faton Shoshi disa orë më parë ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një foto ku shfaqet duke darkuar me Këshilltarin dhe Ndihmësin Personal të Presidentit të Gambias.

Mirëpo ajo çka ka shkaktuar mjaft reagime ka qenë një koment i bërë nga këngëtari Ermal Fejzullahu: “Thuj let kesh pak se s’po dihet qka është!”

Ndjekësit e Fatonit e kanë cilësuar si një koment racist, por Fatoni nuk ka ndenjur duarkryq. Ai i ka bllokuar komentet, siç mund ta shikoni edhe më poshtë.

Mirëpo, përpos ndjekësve ka reaguar edhe Olti Curri i cili ka shkruar në Instagram: “Ça po më shohin sytë. Ermal Fejzullahu, djali bjond i suedezit bardhosh dhe sykaltër Sabri Fejzullahu, bën batutë për ngjyrën e errët të lëkurës dikujt! Tani ka mbetur të komentoj unë të shëndoshët: o bol …”

Në vijim, vetë këngëtari i njohur, ka komentuar sërish, por kësaj here në postimin e Olti Currit i cili e quajti atë “djali bjond i suedezit bardhosh dhe sykaltër Sabri Fejzullahu!”

“Të kuptuarit e batutave është një aftësi në vete! Përpiqu të kuptosh se ngjyra e lëkurës, në të cilën ti vë theks, asnjëherë nuk është batutë, është racizëm. Unë racist nuk kam qenë ndonjëherë. Që të jesh më afër kapjes së batutës shiko qëndrimin e protagonistëve në foto!”- shkruan Ermali.

Me gjasë, reagimet për “çështjen” në fjalë do zgjasin edhe për pak kohë…

 



3 Comments

  1. Ndoshta Ermali me sa thote ne reagimin e tij, ka dashur te thote qe personi te te majte mos te rrinte kaq serioz? Nqs jo, atehere Ermali qenka nje njeri i keq,dhe qe nga sot i ve vijen. Por po aq raciste duket edhe komenti i Olti Currit, ky pederast (sipas shoqerise se tij qe e njohin) qe nuk le VIp pa pergojuar, me keq se femrat e lagjes. Turp te keni te dy, palaco

  2. Po te ishte diku ne perendim ermali do ta paguante rende kete koment. Do ti prisheshin kontratat p.sh, ose do merrte kercenime me jete. Fale zotit qe jemi ne ballkan, ku akoma mund te besh , ose te tentosh te besh humor dhe tja hedhesh paq. #free to comment # free to offend

  3. Cfare lesh lirie shprehje? Ketu jane denuar njerez ,me dhjetra vite, per terrorizem, vetem se kane share amerikanet dhe asnje nuk e ka rrujt karin, pervec ylli rakipit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *