• |
ide | kryesore

S4MM thumbon Encën: Kam dëgjuar që e përdor mirë ‘photoshop-in’ (FOTO)

Paparazzi, Slider



Pak kohë më parë reperi, S4MM paralajmëroi fansat se shumë shpejt do të publikojë një album të ri.

Për këtë arsye ai ka fshirë pjesën më të madhe të postimeve në ‘Instagram’ dhe nuk është shumë aktiv. Megjithatë së fundmi S4MM nuk ka ngurruar të thumbojë publikisht Encam, përmes ‘Instastory-t’. “Foton e kopertinës së albumit do të ma bëjë Enca se kam dëgjuar që e përdor mirë ‘photoshop-in’”, ka shkruar reperi dhe e ka shoqëruar me disa ’emoji’ duke qeshur me lot.Pavarësisht se kjo cilësohet si një akuzë, Enca nuk ka reaguar ende për këtë çështje. S4MM njihet për “diss-et” e tij, por më së shumti për ato që kanë lidhje me reperët e tjerë si Fero apo Hellalbanianz.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *