• |
ide | kryesore

Shtim i kriminalitetit, deputetët holandezë kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët

Lajme, Të fundit



Një grup prej katër anëtarësh të parlamentit holandez ka nisur një mocion për të ndaluar përkohësisht lëvizjen e lirë pa viza të shqiptarëve në zonën Schengen.

Më 11 prill, parlamenti holandez debatoi mbi këtë mocion, duke siguruar mbështetjen e shumicës. Tashmë, Parlamenti do t’i kërkojë qeverisë së Holandës t’i propozojë Komisionit Evropian nisjen e procedurës së “ndalimit emergjent”, i cili mundëson pezullimin e udhëtimit të lirë, pa viza.

Deputetët holandezë kërkojnë ndalimin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve, për shkak të luftës që po bëjnë ndaj krimit të organizuar.

“Dhoma, pas dëgjimit të diskutimit, duke vënë në dukje se ka pasur një rritje të konsiderueshme të aktiviteteve kriminale nga mafia shqiptare në Holandë dhe pasi këto organizata kriminale po abuzojnë me mundësinë e udhëtimit të lirë nëpër Evropë pa viza duke zgjeruar kështu më tej rrjetin e tyre të kontrabandës; duke vënë në dukje se pezullimi i kërkesës për viza për Shqipërinë ishte subjekt i kushteve të ndryshme, duke përfshirë luftën kundër krimit ndërkufitar; i bën thirrje qeverisë të paraqesë një kërkesë në Komisionin Evropian për të iniciuar procedurën e “ndalimit emergjent” për të pezulluar përkohësisht liberalizimin e vizave të Shqipërisë”, thuhet në shënimin e vendimit të Parlamentit.

Në janar të vitit 2018, Franca kërcënoi gjithashtu se do të vendoste Vizave Schengen ndaj shqiptarëve, pasi 730 kërkesave për azil në vitin 2017.

@Lapsi.al



1 Comment

  1. Ja nje sukses tjeter i qeverise pas marrjes se statusit vitin e kaluar. Tani me shume se kurre, shkruajtesit me pagese dhe ushtria ne fb duhet te trumbetoje sukseset e njepasnjeshme te qeverise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *