• |
ide | kryesore

Sterviste djemtë e mitur për terrorizëm, si e zbuloi policia komandon nga Erzen Uka (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Erzen Uka, 29 vjeç nga fshati Gjormë i Krujës por me banim në Tiranë është arrestuar sot nga policia, për prirje ekstremiste dhe stervitje me qëllime terroriste. Uka është i divorcuar dhe më heret ish-bashkëshortja e kishte akuzuar për dhunë në familje. Edhe pse ajo e kishte fituar me gjyq kujdestarinë e dy djemve të mitur, Uka nuk i lejonte të qendronin me nënën. Jo vetëm kaq, ai bënte stervistje ushtarake me dy fëmijët e mitur dhe videot i postonte në facebook, ku shkruante “Myslimani është ushtar i Allahut dhe si i tillë duhet të përgatitet”.

I dyshuari Erzen Uka ka qenë pjesë e Forcave të Armatosura shqiptare dhe ka shkuar dy here me mision jashtë vendit, në Irak dhe Afganistan.

Erzen Uka që në facebook është me emrin Hamzah Uka është nën akuzë për për kryerjen e veprave me qëllime terroriste si edhe propagandë me qëllime terroriste.

Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe departamenti i anti-terrorit thonë se ish-komando ka bërë publike në Facebook edhe flamujt e ISIS në vijim të përpjekjeve të tij për të bërë propagandë për organizatën terroriste.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Specialistët e Drejtorisë se Antiterrorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit pas një hetimi dy vjeçar me metoda speciale të hetimit, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
– E. U., 29 vjeç, lindur në Gjorm/Krujë dhe banues në Tiranë (i proceduar më parë për veprat penale të “Dhunës në familje” dhe “Pengim të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës”).

Ky shtetas në adresën e tij në Facebook ka publikuar dhe shpërndarë video e pamje filmike që nxisin dhe propagandojnë veprat penale me qëllime terroriste.

Gjatë kontrollit të banesës se tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi fishekësh luftarak.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për veprat penale të “Stërvitja për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” , të parashikuara nga nenet 232, 232/a dhe 278/2 të Kodit Penal.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *