• |
ide | kryesore

Tension para Juve-Ajax: ndalohen tifozë hollandezë me armë e shashka

Sport

Sfida e kthimit për çerekfinalet e kthimit të Champions League mes Juventus e Ajax ka nisur të nxehet 24 orë përpara. Disa tifozë hollandezë të drejtuar për në Torino për të ndjekur ndeshjen, janë gjetur në zotërim të armëve, dorezave të hekurta, mbrojtëse dhëmbësh, shashka e tymuese. Ultrasit janë ndaluar në Digos në postobllokun e autostradës së Settimo Torinese.

“Luftojmë kundër cdo tip dhune brenda e jashtë stadiumeve, kriminelë të tillë nuk duhet të shkelin më në një fushë futbolli! Faleminderit Policisë së Torinos e nuk do të ketë ndeshje për këta vandalë”, ka komentuar ministri i brendshëm Matteo Salvini.

Vëmendja është e madhe, duke patur parasysh edhe përplasjen mes ultràsve e forcave të rendit në 10 prill në Amsterdam, jashtë ‘Johan Cruijff Arena’. Policia hollandeze ishte përgjigjur sulmit të tifozëve, ndërsa 120 tifozë të Juventus ishin ndaluar me shkopinj, shufra hekuri e spray lotsjellës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu