• |
ide | kryesore

Wanda Nara nuk resht pickimet për Inter: “Mauros i hoqën shiritin dhe penalltitë, jo lumturinë për të luajtur”

Sport



“Mauros i hoqën shiritin, penalltitë, por nuk do ti heqin kurrë lumturinë për të luajtur me Inter”. Fjalë të ashpra të Wanda Nara, gruaja dhe menaxhere e Icardi, në Tiki Taka, pas dorëzimit të penalltisë për Perisic. “Ti, që ke qenë golashënues si Mauro, do ia kishe lënë penalltinë dikujt tjetër?”, ishte pyetja e Ëanda për Luca Toni prezent në studio. “Për mua vlen më shumë ky gjest se cilido gol i shënuar, sepse është dicka shumë e bukur ajo që u pa”.

“Edhe pse ishte i pari që i dha dorën – vazhdoi Wanda Nara – duket qartë se i tha t’a godasë ai dhe Mauro pranoi. Nuk është e thënë të jenë miq”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *