• |
ide | kryesore

Aktorja turke i jep fund beqarisë

Paparazzi, Slider



Aktorja e njohur Deniz Baysal dhe i dashuri i saj, Baris Yurtcu do të martohen në shtator të këtij viti.

Ata kanë zgjedhur Cesme-n, si vendin ku do të kurorëzojnë dashurinë e tyre. Sipas shtypit turk, çifti po merret personalisht me detajet e ceremonisë martesore. Dasma e tyre do të ketë rreth 400 të ftuar dhe mendohet të kap vlerën e 200 mijë lirave turke. Deniz dhe Baris kanë rreth dy vite së bashku. Në një intervistë të mëparshme, Deniz u shpreh se do të martohej atëherë kur ta propozonin. Ndoshta, aktorja turke ka marrë një propozim romantik, por ne ende nuk dimë asgjë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *