Aktorja Ashley Judd ka treguar për herë të parë në publik një ngjarje të hidhur të jetës së saj, që ka lënë padyshim gjurmë në memorie.
E ftuar në konferencën ‘Women in the World Summit’, 50-vjeçarja ka treguar se në të kaluarën është përdhunuar tre herë. Ajo ka mbetur shtatzënë gjatë një prej përdhunimeve dhe zgjodhi që të abortonte fëmijën. “Unë jam mirënjohëse që e kam bërë në mënyrë të sigurt dhe të rregullt. Nuk do të mundja dot kurrë të ndaja fëmijën tim me një përdhunues”, tha aktorja.