• |
ide | kryesore

CAS/ Skënderbeu në ankth për seancën dëgjimore: përgjigjia duhet të presë

Sport



Një sezon që ndoshta nuk shkoi si duhet, por që në këtë pikë sheh si objektivin e vetëm të mundshëm për Skënderbeun Kupën e Shqipërisë. Gjysëmfinalja e kompeticionit e ka vënë përballë formacionin korcar me Kukësin, por përpara se të mendojnë për ndeshjen, bardhekuqtë e kanë mendjen në Lozanë.

Në një moment krucial të sezonit, atëherë kur po i afrohet fundit pritja për të marrë edhe përgjigjen e CAS në lidhje me dënimin e aplikuar nga UEFA, korcarët shohin mundësinë e prezantimit në Europë, një shans që nuk kanë ndërmend ta cojnë dëm. “Në këto momente drejtuesit janë në seancën dëgjimore në CAS dhe shpresojmë të dalim fitimtar – shprehet Oldi Lulja, përfaqësuesi i Skënderbeut -. Për momentin akoma nuk ka një datë kur do dali vendimi, por ka një afat, 1 muaj pas seancës. Kështu që shumë shpejt…”.

Gjysëmfinalja e parë e Kupës mes Kukësit dhe Skënderbeut do të luhet të mërkurën e 24 prillit, ndërsa kthimi në Korcë në 8 maj, pas të cilave do të përcaktohet edhe skuadra finaliste, për sfidën e 2 qershorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *