• |
ide | kryesore

E pyetën nëse do të pajtohet me Nicki Minaj, reagon Cardi B (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Cardi B dhe Nicki Minaj nuk janë mikesha dhe kjo tashmë është e qartë që pas incidentit në eventin “ICONS” gjatë Javës së Modës në New York. Në videon që bëri xhiron e rrjetit, Cardi B e sulmoi me këpucë Nickin. Më pas, në një postim në Instagram ajo sqaroi se zënka kishte të bënte me komentet që Nicki kishte bërë për të bijën e saj:

“Kam lënë shumë gjëra të kalojnë… Por kur përmendni fëmijën te pëlqeni komente për mua si mama, kur bën komente për aftësitë e mia për të rritur vajzën time, atëherë aty dreqin bëhem e paparishikueshme.” Cardi B, e pranishme në një event të premten, u pyet nga gazetari i Variety, Marc Malkin nëse ekziston mundësia që ajo dhe Nicki të pajtohen dhe pse jo të bëjnë një performancë bashkë. Reagimi ishte thjesht epik, pasi Cardi qëndroi e heshtur me një buzëqeshje në fytyrë dhe më pas bëri të qeshurën e saj karakteristike. Nga kjo kuptohet që nuk është ndër gjërat që Cardi i sheh të realizueshme, sa dhe vetë pyetja ju duk shaka.

https://www.youtube.com/watch?v=EA6LwmS5wOc



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *