• |
ide | kryesore

Elbasan/ Arrestohet autori i djegies së 8 makinave

Lajme, Të fundit



Vihet në pranga nga Policia e Elbasanit autori, i cili dyshohet të ketë djegur dy makina gjatë orëve të para të mëngjesit në këtë qytet. Sipas Policisë, i arrestuari është shtetasi me iniciale M.T, 38 vjeç.

Prej të dhënave të siguruara në rrugë operative dyshohet se ky shtetas rezulton të jetë i përfshirë edhe në gjashtë raste të tjera të djegies së automjeteve.

Nga  veprimet hetimore të kryera prej disa muajsh në lidhje me zbardhjen e djegies së disa automjeteve të tjera të ndodhura më parë në vende të ndryshme të qytetit të Elbasanit, rezultoi se  shtetasi i mësipërm dyshohet të jetë autor i djegies së automjeteve dhe në ngjarjet e mëposhtme:

Më datë 12.02.2019, në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar.

Më datë 14.02.2019, në lagjen “Visarion Xhuvani”, Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar.

Më datë 09.04.2019, në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan, dyshohet se ky shtetas ka tentuar të djeg një mjet .

Më datë 10.08.2018, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar para banesës.

Më datë 21.11.2018, në lagjen “Partizani”, Elbasan, dyshohet se ka djegur pjesërisht mjeti i cili  ishte i parkuar në rrugë.

Më datë 19.12.2018, në lagjen “Beqir Dardha” , Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar para banesës.

Materialet  hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *