• |
ide | kryesore

Europa League/ Humbja në Londër mungesë besimi tek Hysaj e të tjerët: vetëm 35 mijë bileta të shtitura…

Sport



Ardhja e Arsenal në San Paolo duhet të ishte motiv i mjaftueshëm për të mbushur stadiumin, në një ndeshje me aromë Champions, por sic duket humbja e marrë në Londër 2-0, i ka venitur shpresat e tifozëve mbi mundësitë për rikuperim të Hysajt e të tjerëve. Aktualisht janë shitur vetëm 35 mijë bileta, ndërsa kanë mbetur akoma 15 mijë në shitje, edhe pse duket e largët mundësia për të folur për një stadium të gjithin të mbushur.

Ende tifozeria napoletane nuk po tregon se është nxehur si zakonisht për ndeshjen e madhe: termometri i pasionit të të kaltërve prej disa kohësh nuk është në nivelet e traditës dhe janë të shumta motivet për atë që po ndodh. E ndër ato që rendit Gazzetta dello Sport, arsyet janë që nga një impiant ku ndeshja shihet keq nga disa vende, tek çmimet e larta, por dhe humori i prishur për një rezultat që përkthehet nga napoletanët i pakthyeshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *